Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Mevlan Shanaj: Pirro Mani, një prej krijuesve të portretit të kombit

Mevlan Shanaj: Pirro Mani, një prej krijuesve të portretit të

Në një lidhje telefonike për Report Tv, regjisori Mevlan Shanaj, sa i përket lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktorit Pirro Meani, shprehet se kjo është një ditë e zezë për të gjithë artin shqiptar.

"Të iki Pirro Mani do të thotë se për tërë kulturën shqiptare është një ikje pa kthim e një prej atyre që kanë krijuar portretin e kombit. Ai ishte maja më e lartë në teatrin shqiptar. Unë dua t'i shpreh ngushëllimet gjithë artit shqiptar", regjisori i njohur Pirro Mani.

Sipas njoftimit të familjes, sot në mëngjes, e enjte 3 Qershor 2021, në shtëpinë e tij në Nju Jork, nën kujdesin e njerzëve të dashur të familjes, pushoi së rrahuri zemra e artistit të madh, e regjizorit më të shquar që ka nxjerrë Shqipëria, (Mjeshtër i Madh)Pirro Kosta Mani.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Pirro Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore