Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Metallica dhuron 1.6 mln dollarë për gjimnazet amerikane

Metallica dhuron 1.6 mln dollarë për gjimnazet amerikane

Metallica ka zgjeruar financiarisht paketën e ndihmës që ofron për gjimnazet amerikane duke përfshirë në të 23 shkolla përgjatë vitit 2021 me një donacion prej 1.6 mln dollarësh në total.

Paratë do të shpërndahen përmes fondacionit “All Ëithin My Hands”, ngritur nga grupi i famshëm muzikor për këtë qëllim.

Iniciativa e Studiuesve Metallica filloi në 2019 si një partneritet midis Fondacionit All Ëithin My Hands të dhe Shoqatës Amerikane të Kolegjeve. Shkollat pjesëmarrëse u zgjodhën përmes një procesi aplikimi, dhe secila mori 100,000 dollarë për të financuar programe të dizajnuara për të mbështetur studentët me trajnime të posaçme për tregun e punës.

Lideri i grupit, James Hetfield e cilësoi nismën si të suksesshme.

“Na dha besim se po bëjmë gjënë e duhur dhe na frymëzoi të bëjmë edhe më shumë. Ne jemi shumë krenarë dhe të lumtur për të punuar me shkolla shtesë duke inkurajuar edhe më shumë nxënësit që të ndjekin ëndrrat e tyre”, deklaroi ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore