Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Mes dhimbjes, Djali i Koço Devoles flet për humbjen e babait: Më mungojnë fjalët, ai besonte që...

Mes dhimbjes, Djali i Koço Devoles flet për humbjen e babait:

Mëngjesin e së dielës u nda nga jeta aktori i madh i humorit, Koço Devole, në moshën 75-vjeçare.

Djali i tij, Verdi Devole, ka folur për ndarjen nga jeta të babait të tij. Mes dhimbjes dhe zërit që i dridhet, ai shprehet se babai i ka lënë një boshllëk të jashtëzakonshëm.

“Një baba i mrekullueshëm, një gjysh i përkryer, një bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij …më mungojnë fjalët nuk di si ta shpreh. Një boshllëk i jashtëzakonshëm”, tha djali i Koço Devoles.

Genci shton se babai i tij “besonte që një artist nuk duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë”.

“Kishte parasysh që po të ngatërrohesh me politikën do ti humbje vlerat. Ai është i pastër dhe i qetë në shpirtin e tij”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore