
“Më ndihmoi shumë kur isha i ri”/ Nga familja Obama tek Elton John, mesazhet ngushëlluese në nder të Tina Turner
Emra të njohur të botës së muzikës dhe fans ai kanë bërë nderimet e saj këngëtares legjendare, Tina Turner e cila ndërroi jetë një ditë më parë në Zvicër në moshën 83-vjecare.
Beyonce e quajti yllin e hiteve “The Best” dhe “What’s Love Got To Do With It” si mishërimin e “pasionit dhe forcës”. “Ajo ishte me të vërtetë një interpretuese jashtëzakonisht e talentuar,” shkroi në rrjetet sociale Mick Jagger.
“Ishte frymëzuese, e ngrohtë, bujare dhe plot humor. Më ndihmoi shumë kur isha i ri dhe unë këtë, nuk do ta harroj kurrë,” shtoi ylli i Rolling Stones.
Sir Elton John e cilësoi Tina Turner një “legjendë totale në rekord dhe në skenë”. “Ne kemi humbur një nga performueset më emocionuese dhe elektrizuese që mund të ekzistojnë. Ajo ishte thjesht e paprekshme,” u shpreh këngëtari i madh.
Familja Obama e lavdëroi atë për “faktin që i këndoi të vërtetës si përmes gëzimit, ashtu edhe përmes dhimbjes. Atyre iu bashkua presidenti aktual i SHBA-së Joe Biden, i cili vuri në dukje sakrificat e këngëtares që e nisi jetën si bijë fermeri, ndërsa përshëndeti “talentin e saj të rrallë, që vjen një herë në brez”.
Lëvdata të mëdha patën për këngëtaren e ndjerë edhe Mariah Carey dhe Oprah Winfrey, të cilat e vunë theksin veç të tjerash tek forca e saj për të kapërcyer vite të tëra abuzimi në familje.
E pagëzuar si Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it, zëri i Turner është krahasuar me një uragan, e po kështu edhe performanca e saj skenike ishte e pashoqe. E lindur në Tenesi dhe e rritur në kishë, këngëtarja preku majat e famës në vitet 1960.
Fillimisht në një grup me të shoqin Ike Turner, pas ndarjes ajo gjeti suksesin e saj të madh si artiste solo me hite, duke përfshirë What’s Love Got To Do With It, Let’s Stay Together, Steamy Windows, Private Dancer dhe temen e James Bondit, GoldenEye.
Shumë prej homazheve iu referuan faktit që ajo arriti t`i largohej abuzimeve të bashkëshortit. Organizata e bamirësisë Women’s Aid zgjodhi pikërisht njërën nga këngët e Tina Turnerit për t`i bërë këngëtares këtë përshkrim: Ajo gjithmonë do të jetë thjesht më e mira.

Çfarë ndodhi? Tina Turner thyen rekorde një ditë pas vdekjes së saj
Historia e plotë >





“Eurovision 2023” thyen rekorde, do të mbahet mend gjatë në histori
Historia e plotë >

“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me vete, kapet 38-vjeçari në Himarë
Historia e plotë >


