Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Më mësoi si të vazhdoj edhe pa të”, Flutura Açka i dedikon libër të birit që i vdiq në moshën 18-vjeçare

“Më mësoi si të vazhdoj edhe pa të”, Flutura

Më 6 maj të vitit 2018, shkrimtarja e njohur Flutura Açka humbi djalin e saj të vetëm. 18-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Ajo herë pas here bën dedikime për të birin në rrjetet sociale, ku shprehet se nuk ka prind që e pranon humbjen e fëmijës. Madje në intervista të ndryshme ka thënë se ende vijon të jetojë me ndjesinë se i biri një ditë do ta telefonojë.

“Më mësoi si të vazhdoj edhe pa të”, Flutura

Por mëngjesin e sotëm, Flutura ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të bukur dhe emocionues. Në një postim në “Facebook”, ajo ka zbuluar kopertinën e librit të saj më të ri i cili mban titullin “Biri”.

Libri që pritet të publikohet gjatë këtij muaji, mban në foton kryesore foton e djalit të saj. Shkrimtarja shprehet se në përpjekje për t’iu shmangur dramës, kuptoi se kishte diçka për të treguar për qenien që e mësoi si të vazhdojë edhe pa të.

Postimi i plotë:

“Biri”, së shpejti…

Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të.

“Biri” është libri im i radhës për lexuesin shqiptar, pikëtakimi i afërm me të.

Përgjatë shtatorit…

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore