Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Logo e re e Teatrit të Operas dhe Baletit është plagjiaturë, tenori i njohur: Ka humbur zëri i artistit, kanë frikë...

Logo e re e Teatrit të Operas dhe Baletit është plagjiaturë,

Tenori i njohur në Teatrin e Operas dhe Baletit, Armaldo Kollogjeri, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” për të folur rreth skandalit që ka përfshirë TOB me logon e re.

Kompania që mori përsipër punimin e saj mendohet se e ka marrë në platformën e lirë Freepik.com. Logoja ka kushtuar rreth 10 euro, ndërsa Teatri i Operas dhe Baleti e blenë për 18 milionë lekë të vjetra. Kjo ka irrituar jashtë mase artistët dhe personat e fushës.

Tenori i njohur u shpreh se kur e ka marrë vesh lajmin se logoja e TOB është plagjiaturë, është shokuar. Madje sipas tij, në faqen zyrtare të Teatrit të Operas dhe Baletit, janë bërë disa ndryshime datash në lidhje me publikimin e disa informacioneve.

Logo e re e Teatrit të Operas dhe Baletit është plagjiaturë,

“Unë si qytetar i këtij vendi, është më se normale që t’i respektoj të gjithë. Unë duhet që shikon një logo 15 milionë lek pa TVSH, shtanget. A është më e mirë kjo logo se ajo që kishim? A përcakton sektorët më të rëndësishëm që kemi?”, tha Kollogjeri.

Ky i fundit bëri edhe deklarata të forta, ku u shpreh se artistët e kanë të vështirë që të ngrenë zërin për problemet që kanë.

Logo e re e Teatrit të Operas dhe Baletit është plagjiaturë,

“Jam nga ata që kam patur frikë dhe kam ende. Kam një kontratë pa të drejtë rinovimi. Ka humbur zëri i artistit, janë frikësuar nga kontratat e reja. Po jetojmë në një vend ku nuk lejohet zëri i lirë. Ne si artistë duhet të kemi të drejtën e pjesëmarrjes në këto gjëra të tilla, të japim mendimin tonë për logon e re. Pse drejtoresha nuk i bëri pjesë artistët që të jepnin mendimin e tyre, pse nuk doli në media për të folur për këtë logo”, tha tenori.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore