
“Liturgjia Hyjnore në Pentagram”, vepra monumentale e muzikologut Theodhor Peci
“Liturgjia Hyjnore” (Vëllimi i I), është libri i ri studomor-shkencor i muzikologut dhe studiuesit të mirënjohur të muzikës bizantine kishtare, Theodhor Peci.
Botimi i ri i Theodhor Pecit, që titullohet “Liturgjia Hyjnore në pentagram” është unik në llojin e vet, pasi na ofron për herë të parë studimin e historisë së Artit Psaltik në Shqipëri. Me këtë studim, ai jep një kontribut të madh në ringjalljen e Muzikës Bizantine në vendin tonë.
Libri është shumë voluminoz me 650 faqe, ku në të do të gjeni 47 himne kerubike, 45 liturgjike si dhe 53 himne hyjlindësore, të përshtatura e të kompozuara posaçërisht për gjuhën tonë shqipe.
Veç vlerave studimore, ky botim ka dhe vlera praktike, pasi mund të përdoret lehtësisht dhe për kryerjen e Liturgjive të përditshme, apo dhe Liturgjive kremtuese.
Pas botimit të librit të parë muzikor themelor, “Anastasimatari“ me autor Theodhor Peci, ky është libri i dytë i korpusit të librave muzikorë të botuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, nën përkujdesjen e veçantë të Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit Anastas, për ringjalljen e Muzikës Bizantine në Shqipëri.
Veçantia e këtij libri qëndron te përshtatja dhe kompozimi i të gjitha himneve të Liturgjisë Hyjnore në të tetë tingujt (“tonalitetet”) e Artit Psaltik, si dhe tek shumëllojshmëria e variacioneve e tyre kompozicionale edhe brenda të njëjtit tingull.
Të gjitha këto himne, mbulojnë çdo nevoje liturgjike, ato mund të përdoren si për kryerjen e liturgjive të përditshme, ashtu edhe për kryerjen e liturgjive kremtuese ( panegjirike ) të kompozuara nga melurgë tradicionalë që kanë mbizotëruar brenda traditës psaltike të dy shekujve të fundit.








Agim Krajka është dritë që s’do të fiket kurrë
Historia e plotë >
Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri

Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
