Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Liqeni Im” hap TIFF, filmi i Gjergj Xhuvanit nis edicionin e 18 te festivalit

“Liqeni Im” hap TIFF, filmi i Gjergj Xhuvanit nis edicionin e 18 te

Më 19 shtator do të nisë edicioni i 18 i “Tirana International Film Festival 2020”. Eventi i rëndësishëm do të hapet me premierën rajonale të filmit “Liqeni Im” nga Gjergj Xhuvani.

Një vit pas ndarjes nga jeta të Xhuvanit, TIFF ka vendosur që të sjellë për publikun filmin e fundit të tij, si një homazh për mikun, kolegun dhe regjisorin më të suksesshëm shqiptar të 30-viteve të fundit.

“Liqeni Im” hap TIFF, filmi i Gjergj Xhuvanit nis edicionin e 18 te

Drejtor i TIFF, Agron Domi është shprehur se “Liqeni Im” është testamenti më i vyer artistik që Gjergji na ka lënë e neve nuk na mbetet gjë tjetër veç se ta përhapim, ta promovojmë e ta kujtojmë.

“Vetëm kështu mund të shpresojmë për një fat më të mirë të brezit të ri, përfaqësues i të cilit është edhe Kristo, heroi i filmit”, tha Domi.

“Liqeqni Im” është me skenari të Gjergj Xhuvani, ndërsa aktorët janë: Ariton Pollozhani, Tristan Halilaj, Elia Zaharia Zogu, Julinda Emiri, Luiza Xhuvani, Birçe Hasko, Miriana Deti.

Prodhuar nga On Film Production/ producent: Dritan Huqi

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore