Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Lideri i grupit suedez tregon pse kënduan në shqip këngën “Xhamadani vija-vija” (Video)

Lideri i grupit suedez tregon pse kënduan në shqip këngën

Me datë 28 nëntor, për Ditën e Flamurit grupi suedez i muzikës rock, “MadMan´s Choice” i bëri një dhuratë simbolike të gjithë shqiptarëve, duke publikuar në shqip dhe në versionin e tyre këngën “Xhamadani vija – vija”.

Por kur ka lindur dashuria e këtij grupi për shqiptarët? Pikërisht dy vite më parë kur grupi suedez ka vizituar Rahovecin në Kosovë, kur kanë qenë të ftuar special në Hardh Fest. Për realizimin e këtij klipi i cili në kaq pak ditë është pritur shumë mirë ata kanë zgjedhur bashkëpunëtorët shqiptarë, regjisorin Bujar Berisha dhe kompozitorin Florent Boshnjaku.

Vokalisti i grupit “MadMan´s Choice”, Morgan de Boer tregoi në ‘Wake Up’ përse zgjodhi këtë këngë.

“Gjithçka filloi nga një shok i imi në Suedi, i cili erdhi nga Kosova. Ai më kontaktoi dhe donte të bënte një bashkëpunim mes artistësh nga Suedia e Shqipëria dhe Kosova. Në përfunduam duke luajtur në ‘Hardh fest’, më pas u kontaktuam nga Agron Sokoli, gjithashtu bashkëpunuam me Trojën dhe donim të bënim diçka të veçantë.

Kështu që u interesuam si tingëllon muzika shqiptare, pyetëm disa miq tanë nëse mund të luanim disa këngë shqiptare. Ata luajtën disa këngë dhe e dyta ishte ‘Xhamadani vija-vija”.

Ne dëgjuam një prej versioneve, nuk i kuptoja fjalët, por mund të ndieja pasionin e këngës. Kështu lindi edhe ideja për realizimin e saj”, u shpreh ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore