Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Lamtumirë mbretëresha e baletit italian! Carla Fracci ndërron jetë pas betejës me kancerin (FOTO)

Lamtumirë mbretëresha e baletit italian! Carla Fracci ndërron

Mbretëresha e baletit italian, Carla Fracci, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Mediat italiane shkruajnë se ajo nuk e fitoi dot betejën e gjatë me sëmundjen e shekullit (kancerin).

Karriera e Fraccit ishte e lidhur pazgjidhshmërisht me La Scala në Milano. Gjithashtu me talentin e saj elegant, Carla arriti që të performonte në skena të ndryshme në të gjithë botën.

Lamtumirë mbretëresha e baletit italian! Carla Fracci ndërron

Sipas mediave italiane, ndër interpretimet e paharrueshme të Fraccit, janë rolet romantike dhe dramatike, të cilat e kanë bërë atë një yll në të gjithë botën. Ajo kërceu me partnerët më të shquar në botën e vallëzimit: nga balerinët rus Rudolf Nureyev dhe Vladimir Vassiliev, përmes Paolo Bortoluzzi, e deri tek Massimo Murru dhe Roberto Bolle më i riu. Carla me talentin e saj kristalor pushtoi teatrot më të rëndësishme në botë derisa u zgjodh “balerinë absolute prima” nga Neë York Times në 1981.

Lamtumirë mbretëresha e baletit italian! Carla Fracci ndërron

Në vitin 1955, Carla bëri debutimin e tij në skenën e Scalas por vitet e para në tempullin e operës nuk ishin të lehta. Fracci e re, si nxënëse, nuk e toleroi mjedisin e ngurtë dhe qortimet e vazhdueshme të mësuesit që e konsideronte të talentuar, por të palëkundur.

Lamtumirë mbretëresha e baletit italian! Carla Fracci ndërron

Duke u vendosur si një balerinë solo, që nga fundi i viteve 1950, Fracci ka performuar me shumë kompani ndërkombëtare si London Festival Ballet, Sadler’s Wells Ballet (Royal Ballet), Stuttgart Baletit dhe Royal Sëedish Ballet.

Lamtumirë mbretëresha e baletit italian! Carla Fracci ndërron

Në fund të viteve tetëdhjetë Carla drejtoi korpusin e baletit të Teatrit San Carlo në Napoli, ndërsa nga viti 1996 deri në vitin 1997 korpusin e baletit të Arena di Verona.

Ndërsa në vitin 2000 drejtoi korpusin e baletit të Teatro dell’Opera di Roma, një rol që e mbajti për dhjetë vite.

Lamtumirë mbretëresha e baletit italian! Carla Fracci ndërron

Lamtumirë mbretëresha e baletit italian! Carla Fracci ndërron

Lamtumirë mbretëresha e baletit italian! Carla Fracci ndërron

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore