
Lamtumira për Koço Devolen/ Nesër ceremonia mortore, homazhe në nderim të tij
Mëngjesin e një dite më parë, arti dhe publiku shqiptar mori një lajm të trishtë. Aktori i madh i humorit, Koço Devole ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare.
Ai ishte kishte kaluar Covid-19 dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital. Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim. Ajo çka e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga leucemia.
Top Channel mëson se homazhet për të ndjerin (nisur nga kushtet e jashtëzakonshme të pandemisë) po kryhen aktualisht në ambientet e “Alba 2000” te Medreseja, deri nesër, para përcjelljes për në banesën e fundit. Ceremonia mortore do të mbahet të martën (ditën e nesërme), në orën 13:00, në Sharrë.
Ju kujtojmë se djali i tij, pak ditë më parë, në një lidhje direkte me emisionin e Top Channel, “Ftesë në 5” tregoi se gjendja e të atit ishte rënduar, megjithëse rezultoi negativ nga Covid-19.
“Ishte e pamundur të rrinte jashtë spitali. Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjikisht. Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zor merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi”.
Fatkeqësisht, pas disa ditëve në intubim, Koço Devole ndërroi jetë.








Agim Krajka është dritë që s’do të fiket kurrë
Historia e plotë >
Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri

Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
