
Lamtumira e fundit për Orgockën, Zamira Kita mes lotësh: Do çojmë më tej amanetin e tij
Korça i dha lamtumirën e fundit aktorit dhe regjisorit të njohur Dhimitër Orgocka, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Familjarë dhe miq zhvilluan homazhe në teatrin Andon Zako Cajupi, ku punoi për dekada me radhë. Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Korçës, Zamira Kita nuk i mbajti dot lotët, ndërsa tha se kanë humbur një nga emblemat më të mëdha të artit.
“Është një ditë shumë e dhimbshme për Korçën, pasi kemi humbur një nga emblemat më të mëdha të artit. Kemi dhimbje të gjithë, e gjithë Shqipëria. Ai është heroi i të gjitha veprave që ka vënë në skenë. Është shumë e vështirë ti japim lamtumirën këtij njeriu që para një jave ishte shumë mirë. E donte dhe e mbështeste shumë dramaturgjinë shqiptare. Ne e kemi si amanet dhe do ta çojmë më tej. Do të jetë i përjetshëm kujtimi i tij. Teatri e ka një ikonë, do ta ketë një emblemë. Ai ka një vend të rëndësishëm në teatër, në zemrat e njerëzve. Lamtumirë i dashur koleg!”, tha Kita.
Si regjisor, Orgocka ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit dhe mbante titullin “Mjeshtër i madh”, gjithashtu si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në kinematografi dhe skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.

Eneda Tarifa, këngëtarja që po ndez “Portokalli” çdo të dielë
Historia e plotë >





30 vite, publikohen fotot e skeçeve të para të “Mr.Bean”
Historia e plotë >

CDU-ja zgjedh vazhdimësinë, por lufta për kancelar e hapur
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vila e kunatit në Farkë/ Patozi thirrje SPAK: Ta hetojë, të dalë në shes...
Historia e plotë >
Pas shkrimit të SHQIP/ Vila, Topalli: Biznesi i kunatit të Lulit lulëzoi...
Historia e plotë >
Të prekurit nga covid, shkencëtarët zbulojnë simptomën e parosmisë: Humbje e nuhatjes për një kohë të gjatë

Vranësira dhe rrebeshe/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

"Covid-19, vdiqën 52 persona vetëm në 20 ditët e fundit, Zot na shpëto nga ky Komitet Teknik"
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
