
Lajm i trishtë për artin shqiptar, ndahet nga jeta këngëtarja e muzikës popullore
Është ndarë sot nga jeta, në moshën 85-vjeçare, këngëtarja e madhe e muzikës popullore, Drita Papajani.
Lajmi i trishtë u bë i ditur nga akademiku Vasil Sofokli Tole, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Ai bën me dije se Papajani u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në orën 10:00, duke njoftuar se ceremonia e nderimit dhe përcjellja do të bëhet nesër në orën 10:00, në Kishën e Ungjillëzimit, te rruga e “Kavajës”, Tiranë.
Në jetën e saj të gjatë artistike si pjesëtare e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Papajani ia doli të vendoste emrin e saj krahas më të mëdhenjve interpretues të këngës sonë popullore si Luçije Miloti, Bik Ndoja, Fitnete Rexha, Hafsa Zyberi, Naile Hoxha, Xhevdet Hafizi, Bajram Spahiu, Pjetër Gjergji, Kel Sota, Emil Miloti, Despina Trimcev, Sadete Toska, Sanije Shaqiri (Pali), Hajrie Harapi, e të tjerë.
Regjistrimet muzikore të saj gjenden në fondin e artë të Radio-Tiranës dhe në Arkivi Filmit. Pas viteve 1990 mori pjesë në ringritjen e besimit fetar në Shqipëri, duke u bërë nga të parat që u aktivizua për hapjen e Kishës së Ungjillëzimit, si dhe e vendosi përsëri talentin e saj në shërbim të korit kishtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale.


"Mein Kampf" i Hitlerit, shitjet bëjnë kërdinë në Poloni
Historia e plotë >

Eneda Tarifa, këngëtarja që po ndez “Portokalli” çdo të dielë
Historia e plotë >




Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Zbulohet dokumenti/ Ja tre opsionet e zgjidhjes së Kosovës nga SHBA e BE...
Historia e plotë >
Kur Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës” në...
Historia e plotë >
Anëtari i stafit me Covid, ambasada shqiptare në Itali njofton se kur rinis shërbimet

Zhgënjimi nga kompanitë për shpërndarjen e vaksinave, ilaçi i ri që jep shpresë në trajtimin e COVID

Intubimi nuk po funksionon, interferoni B zgjidhja e re kundër Covid?
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

