
“Ky çmim do të jetë një nga më të rëndësishmit në jetën time”/ Ronela Hajati shpallet fituese e Festivalit të Këngës (FOTO)
Mbrëmjen e djeshme ishte nata finale e Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar. Pikërisht mbrëmë u shpall fituesi i festivalit që më pas do të na përfaqësojë në Torino për “Eurovision 2022”.
Ronela Hajati ishte këngëtarja që rrëmbeu çmimin e parë me këngë që mban titullin “Sekreti”. Ndërsa çmimi i dytë shkoi për një nga pretendentët kryesorë, Alban Ramosaj me këngën “Theje”.
Nga ana tjetër, çmimi i tretë iu dha dy personave. Trofeu u nda midis Eldis Arrnjetit dhe Rezarta Smajës; ata ja dedikuan çmimin vendlindjes së tyre, qytetit të Shkodrës.
Ndërsa teksa fliste mes emocionesh pas marrjes së çmimit të parë, Ronela Hajati falënderoi bashkëpunuesit e saj, duke përmendur gjithashtu vlerësime për konkurrentin Alban Ramosaj.
“Dua të dhuroni një duartrokitje për Albanin që është një nga artistët më të mirë në Shqipëri. Ky është çmimi im i parë që unë marr dhe do të jetë një nga më të rëndësishmit në jetën time. Ky çmim i dedikohet vetëm babës tim që më shikon!
Falenderoj jurinë që më ka votuar, falenderoj RTSH, orkestrën dhe publikun që më ka dhënë shumë çmime të para në jetë”, u shpreh këngëtarja e njohur.
Gjithashtu Wiwibloggs ka zgjedhur fituesin, nga një sondazh i kryer në faqen e tyre. Blogu zyrtar i “Eurovision”, ka nxjerrë Ronela Hajatin fituese, me këngën e saj “Sekreti”.
Pas saj, vijnë konkretisht të renditur: Alban Ramosaj, Olimpia Smajlaj, Endri dhe Stefi, dhe Janex.

Çfarë ndodhi? Tina Turner thyen rekorde një ditë pas vdekjes së saj
Historia e plotë >






“Eurovision 2023” thyen rekorde, do të mbahet mend gjatë në histori
Historia e plotë >
“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet



Bllokohet një skaf në plazhin e Ksamilit, gjobitet drejtuesi
Historia e plotë >
