Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Kush është "Anja", dashuria e humbur e ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit

Kush është "Anja", dashuria e humbur e ish-Drejtorit të

Ish-Drejtori i Policisë së Shtetit dhe ish-Drejtori i Hetimit Tatimor, Ahmet Prençi sapo ka botuar romanin e tij të parë me titull "Anja". Letërsia është një pasion i hershëm i tij pasi më herët ka shkruar edhe vëllimin poetik "Udhë në pasqyrë".

Libri flet për një histori dashurie dhe për pengjet e rinisë. Është një dramë njerëzore. e ndërthurur me imagjinatën, fantazinë, që tregon historinë e dikujt që humbi një dashuri dhe jetoi gjatë me atë peng. Po ashtu ai trajton edhe fenomenin e korrupsionit në shoqërinë tonë, duke treguar për një prokuror të korruptuar i cili në këtë vepër shkarkohet nga detyra.

Nuk na ndodh shpesh që të rastisim me një drejtues të lartë të policisë që shkruan libra, e aq më tepër një roman dashurie. Për rreth 25 vite ai e ka pasur të pamundur që të shkruajë për shkak të detyrave të rëndësishme që ka mbajtur në polici. Kjo e bën edhe më të veçantë këtë libër dhe na zgjon kureshtjen për ta lexuar.

Prençi tregoi në “Wake Up” se kush është ‘Anja’ që përmendet në romanin e tij.

“Personazhi kryesor është Anton Hila në roman dhe unë jam përpjekur që nëpërmjet këtij personazhi të bëj një lundrim në gjithë jetën e përditshme të Shqipërisë sot, në kushtet që jetojmë.

Në libër është edhe lidhja me Anjën dhe historia e tyre e dashurisë. Pengu është i personazhit kryesor, që lexuesi do ta zbulojë në përfundim. Shumë njerëz më thonë që gjejnë veten në këtë libër dhe kjo mua më vjen mirë, sepse kam gjetur telat e tyre’, rrëfeu ai.

Kush është "Anja", dashuria e humbur e ish-Drejtorit të

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore