
Kritikat ndaj Festivalit të Këngës në RTSH/ Zhani Ciko: Duhet të përgëzohet për mënyrën...
Ka përfunduar Festivali i 59 i Këngës së RTSH-së, ku çmimin e parë u mor nga Anxhela Peristeri. Emri i saj kishte kohë që ishte përmendur në rrjetet sociale dhe mediat online si fituese e këtij festivali. E si pasojë është komentuar shumë ky çmim.
Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” kompozitori i njohur, Zhani Ciko, i cili tha a “më mirë të bëhej apo mos të bëhej festivali?”.
“Unë kisha një opsion që më duket se është ai shteruesi: A është më mirë që u bë Festivali apo të kishim ndenjur pushim? Ishte një sfidë në vetvete.
Unë do i vija titullin “Historia e Shqipërisë nëpërmjet këngës së Festivalit” nëse do bëja një shkrim për të. Është një dramë në vete. Ky festival duhet të përgëzohet për mënyrën e organizimit dhe rezultatet.
Organizatorët e festivalit kanë qenë përpara shumë vështirësive për shkak të Covid-19”, tha Ciko.
Ndërsa i pyetur në lidhje me çmimin e parë, se kush meritonte të fitonte festivalin, kompozitori u shpreh se refuzon që t’i përgjigjej kësaj pyetje.
“Kishte shumë profesionistë në juri dhe unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje.Festivali që kur u fut në një kompeticion ndërkombëtar, ndikohet. Anxhela kishte një këngë që kishte performancë për t’u prezantuar dhe e kapshme nga publiku”, përfundoi Zhani Ciko.

Eneda Tarifa, këngëtarja që po ndez “Portokalli” çdo të dielë
Historia e plotë >





30 vite, publikohen fotot e skeçeve të para të “Mr.Bean”
Historia e plotë >

CDU-ja zgjedh vazhdimësinë, por lufta për kancelar e hapur
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vila e kunatit në Farkë/ Patozi thirrje SPAK: Ta hetojë, të dalë në shes...
Historia e plotë >
Pas shkrimit të SHQIP/ Vila, Topalli: Biznesi i kunatit të Lulit lulëzoi...
Historia e plotë >
Gjithçka që duhet të dini/ Sa na mbron vaksina, çfarë nënkuptojnë shifrat e efikasitetit dhe a do të zhduket COVID

Shtatori sjell virozat/ Mjekja zbulon simptomat dhe bën apelin: Mos e ngatërroni me Covid-19

Situata e Covid në Elbasan alarmante, Boçi: Pothuajse i gjithë personeli mjekësor i infektuar
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
