Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Koncerti i Malumës në Tiranë, Veliaj: Ishte pjesë e turit të këngëtarit në kryeqytetet e Europës

Koncerti i Malumës në Tiranë, Veliaj: Ishte pjesë e turit

Në bashkëbisedimin e Kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të biznesit të vogël, e mori fjalën edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili komentoi koncertin e këngëtarit të famshëm të muzikës latine, Maluma, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

“Njëzetë mijë vetë në Tiranë vendosën të shkojnë në koncert. Këtë nuk e ndalon dot, se edhe një koncert i sjell vlerë qytetit. Një natë më parë, Maluma dha koncert në Paris, sot është në Londër, ose anasjelltas – pra, në dy kryeqytete të rëndësishme të Europës. Bashkia e Tiranës sigurisht që do t’ia japë sheshin për koncert sepse s’mund t’i themi se meqë 200 vetë protestojnë, do ndalojmë çdo gjë tjetër. Dje kishte njerëz që donin të dilnin për të festuar Ditën e Verës dhe dolën”, tha Veliaj.

Ai ironizoi edhe ata që ngrejnë akuza të rreme, si ajo e përdorimit të në makine të markës “Maybach”. “Ju ishit këtu, më patë që erdha me biçikletë, jo me “Maybach” siç akuzojnë ca. Ndaj, secili mund të japë shembullin e tij personal,” shtoi Veliaj. Me lajme të tilla bëri ironi edhe kryeministri Rama: “U bë kjo punë që nuk guxon dot të ndalojë një “Maybach” në derën e punës, se ta vendosën që e ke ti,” ironizoi ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore