
Koço Devole rrëfente momentet më të bukura me Roland Trebickën: Ishim çapkënë, donim të bënim një çikë gallatë
Dita e sotme është ditë zie për artin shqiptar! Aktori i madh i humorit, Koço Devole, ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare.
Në këtë shkrim do të lexoni një pjesë të intervistës së Devoles në emisionin e “E Diell” me Edi Manushin, në muajin korrik të këtij viti.
Në një moment në ekran u shfaq një foto e tij me aktorin e madh, Roland Trebicka, dhe Manushi i kërkon që të tregojë një nga episodet e tyre bashkë me shumë shaka.
“Kur shkonim në turne, që ishin shumë të gjata me estradën e Ushtarit me thënë të drejtën, që shkonin deri në 2 muaj, edhe mërziteshim. Edhe një çikë çapkënë, të rinj ishim, donim të bënim edhe një çikë gallatë. Kishim atë ndjenjën që të talleshim pak. Shkonim në restorant për shembull dhe shikonim dikë që ishte vetëm në tavolinë. Shkonim aty dhe i thoshim a mund të ulemi, po thoshte ai. Uleshim ne, bënim porosinë. Ai po hante dhe unë e Rolandi fillonim të flisnim fjalë komplet pa kuptim. I thosha unë: ‘Nëse këmba e karriges nuk del te shkalla, gjethet nuk bien në vjeshtë’. ‘Ke të drejtë, sepse dritat e skenës kanë një hark të tillë që e kuqja nuk duket fare’, thoshte ai. Ai që ishte aty me ne shikonte herë andej e herë këtej, i ngelte edhe luga e supës në gojë duke parë”, tregonte Koço.
Devole nuk e le me ka, pasi vendos që të tregojë edhe një histori tjetër që kishte kaluar vite më parë me kolegun Trebicka.
“Njëherë një fshatari nga Tirana. E gjetëm atje dhe i themi: ‘Xhaje mund të ulemi aty’. ‘Po mor babë, urdhnoni’, tha. ‘Sa të hamë një çapë bukë’, i thamë. “E marr vesh, urdhnoni’, tha ai. Ulemi ne dhe filluam prapë. Jo drita ashtu, se ka atë, gjethet bien në vjeshtë, ikën dielli nuk del, andej e këtej. Fshatari kthe kokën andej e kthe kokën këtej tha: ‘Ore çuna, keni ardhë me hangër bukër apo m*t’. Ishte katunar i zgjuar, ja paguam ne drekën.








Agim Krajka është dritë që s’do të fiket kurrë
Historia e plotë >
Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri

Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
