Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Kemi folur më shumë me sy”, Redi Radoja rrëfen bisedën me të atin: Ishte e vështirë që të kujtohej të merrte frymë

“Kemi folur më shumë me sy”, Redi Radoja rrëfen

Djali i të ndjerit Guljelm Radoja, Red Radoja e ka të pamundur të udhëtojë drejt Shqipërisë deri në darkë pasi ndodhet jashtë vendit dhe duhet të marrë një test për të treguar se nuk është i infektuar me Covid-19.

Në një lidhje për “Shqipëria Live”, Redi tha se aktori i njohur u dorëzua sepse ishte shumë i lodhur nga lufta me Covid-19, pavarësisht se filloi të ushqehej. Ndër të tjera shtoi se besonin se do të ndodhte mrekulli, por fatkeqësisht morën lajmin e hidhur se i ati kishte ndërruar jetë vetëm 2 ditë pasi e kishin shtruar tek “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

“Tani është dhe një situatë qesharake, nga Covidi jam i detyruar të marr një test që del sot në mbrëmje, por është motra atje. Nga e diela pati një përmirësim, shpresuam shumë, filloi të ushqehej shumë dhe menduam se ia doli. Paska qenë e pamundur, megjithëse kishte shumë energji, le të themi që u lodh.

Babi ishte shumë i lodhur nga ana e frymëmarrje dhe mundohesha që të fliste sa më pak. Më shumë i flisja unë, i jepja kurajo dhe e shtyja të merrte frymë se ishte e vështirë për të që edhe të kujtohej të merrte frymë. Më tepër kemi folur me sy se me fjalë. Ne të gjithë kishim shpresë deri në minutën e fundit se mbase do të ndodhte një mrekulli.

Në Sanatorium, mjekët kishin më tepër përvojë me më shumë raste intubimi dhe mjekët e Durrësit e menduan këtë gjë. Shpreh mirënjohje për mjekët e spitalit të Durrësit, mjekun reanimator që i ka qëndruar mbi kokë”, tha Red Radoja./ TCH

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore