Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Kanë humbur atmosferën e asaj kohe”, studiuesit flasin për transformimin e Mësonjëtores: Çudi me karriget pink, si një kafene (FOTO)

“Kanë humbur atmosferën e asaj kohe”, studiuesit flasin

Më 13 mars të këtij viti, Ministria e Kulturës prezantoi restaurimin e Mësonjëtores së Parë shqipe në Korçë. Një lajm i tillë u prit me interes, por prezantimi la shumë persona të zhgënjyer. Restaurimi i kësaj godine pati një reaksion të madh në opinionin publik, pasi u ndryshua simboli i Mësonjëtores, ABC-ja e famshme. Letra e vendosur poshtë sa është larguar dhe po ashtu dhe bankat e vjetra nuk janë më.

“Kanë humbur atmosferën e asaj kohe”, studiuesit flasin

Këto ndryshime u diskutuan ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku të ftuar ishin Kreshnik Merxhani, specialist i trashëgimisë kulturore dhe studiuesi, Auron Tare. Që të dy ishin në një mendje që ky restaurim i ka humbur identitetin Mësonjëtores së Parë shqipe.

“Kanë humbur atmosferën e asaj kohe”, studiuesit flasin

“Detajet në restaurim janë respektuar. Është e pranueshme që një pjesë e personazheve të riktheheshin, por më vjen çudi te karriget pink që nuk i vë re njeri. Këtij muzeu i ka ikur sakrifica, atmosfera e shkollës së asaj kohe. Ajo vepra me ABC e dëmtuar tani, i ka humbur vendi ku është konceptuar. Nuk është një muze nga fillimi, por ka qenë aty që mund ta ndryshosh, por jo të humbasë identitetin e saj”, tha Kreshniku.

Ndërsa Auroni që në fillim se nuk e ka parë nga afër ndryshimin, pasi për momentin është në Boston, por e ka parë vetëm në foto.

“Kanë humbur atmosferën e asaj kohe”, studiuesit flasin

“Nga fotot që kam parë, mendoj që jam në një mendim me Kreshnikun. Është shumë e rëndësishme ruajtja e atmosferës së kohës. Shikoni restaurimin e qendrës së Përmetit, e bërë nga gurë të bardhë, që gjithmonë ka qenë me të zinj. I kanë humbur identitetin. Ndërsa po të shikoni pjesën e ndriçimit të Mësonjëtores, që janë vendosur më vonë, por që kanë qenë të kohës, janë ndryshuar. Nuk ka sens për dritat led, nëse duhet t’i japim atmosferën e asaj kohe ku kishte llambë për ndriçimin. Ndërsa ato tavolina dhe karrige nuk mendoj se janë bazuar në ndonjë studim shkencor, pasi duket si një kafene. Dakord që bankat ishin të periudhës së komunizimit, por dhe ajo periudhë duhet të respektohet si nga politika ashtu edhe nga historia”, tha Tare.

“Kanë humbur atmosferën e asaj kohe”, studiuesit flasin

“Kanë humbur atmosferën e asaj kohe”, studiuesit flasin

“Kanë humbur atmosferën e asaj kohe”, studiuesit flasin

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore