Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Kalvari i familjes Dizdari/ Duan t'i marrin qendrën e kulturës në Ksamil, kompozitori në Zona Zero: Ç'i kemi bërë për ta merituar këtë?

Kalvari i familjes Dizdari/ Duan t'i marrin qendrën e kulturës

Pasi u dhunua sërish qendra e Kulturës Dea Art që është në menaxhimin e kompozitorit të njohur Limoz Dizdari në Ksamil, ky i fundit foli në Zona Zero në Top News.

“Fajin të gjithë këtu e ka jo vetëm qeveria por dhe Presidenti që ulëret për ligje e gjëra. Pushteti vendor në bazë të ligjit të 98 ka të drejtën që është pronë e tij, dhe Parlamenti ia jep të drejtën që ndërrmarrjet i kalojnë pushtetit vendor.

Të tilla ka pasur Shqipëria 154, janë të gjitha njëlloj, vetëm unë e Adriana kemi mbetur atje. Na qanin hallin neve duke thënë të çmendur janë që shkojnë bëjnë art atje?

Ky në vend që të entuziazmohet që po bëjmë teatër aty, dhe e kemi kthyer në një qendër veprash arti,” tha Dizdari.

Ndërkohë Dizdarin e mbështet dhe pedagogu Rezar Prifti, i cili i ftuar në studio e Zona Zero tha se kjo ishte diçka e çuditshme që po ndodh pasi ndryshe nga tani, në vitet 2000 e më herët çdo qytet ka pasur qendra kulturore.

“ Thonin ça u duhet piano njerëzve në Ksamil, e quanin të çmendur. Por unë e vlerësoj jashtë mase për këtë iniciativë.

Atëherë çdo qytet ka pasur qendër kulturore të vetën, dhe kjo ka vazhduar edhe më vonë deri në 2002. Ishin këto periudhat e Rinfest, ose të tjera që organizoheshin. Sot nuk ka më të tilla, është e çuditshme,” tha Prifti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore