
Kadare nderohet me një tjetër titull, i jepet “Medalja e Oficerit të Madh të Plejadës”
Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar me një tjetër çmim, këtë herë nga Asambleja Rajonale e Frankofonisë për Evropën.
Gjeniut te letrave shqipe i eshte dhene “medalja e oficerit të madh të Plejadës, Urdhri Frankofonisë dhe Dialogut.
"“Kalorës i Madh i Urdhrit të Yllësisë së Frankofonisë dhe dialogut midis kulturave” Ansambleja e Përgjithshme e Frankofonisë, për Europën, e mbledhur sot në Tiranë në sesionin e saj të 33-të, i ka akorduar akademikut dhe shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën e lartë: “Grand Chevalier de l’Ordre de la Pléiade de la Francophonie et du dialogue des cultures” (“Kalorës i Madh i Urdhrit të Yllësisë së Frankofonisë dhe dialogut midis kulturave”).
Deklarata e lartë iu dorëzua zonjës Helena Kadare", njofton Akademia e Shkencave.
BASHKESHORTJA E ISMAIL KADARESE
“Zonja dhe zotërinj të frankofonisë, jam shumë e nderuar që ndodhem këtu mes jush. Vij këtu në vend të bashkëshortit tim Ismail Kadare që në këtë moment është i lodhur. Ne të dy së bashku jemi izoluar në breg të detit për shkak të pandemisë dhe kjo gjendje nuk e lejoi të vinte sot këtu. Ai do të ishte shumë i lumtur po të ishte sot këtu në një moment kaq të rëndësishëm. Faleminderit dhe nga ana ime për këtë dekoratë, për këtë nder që i bëni ju Ismail Kadaresë.”
Ky titull iu është dhënë shumë personaliteteve, por këtë herë vjen në Shqipëri.
Jean Charles Luperto
“Këtë urdhër të plejadës shumë prej jush e njohin. Është i veçantë në shumë pikëpamje. Është nga ato urdhrat ndërkombëtar të vetëm që jepen nga një asamble parlamentare. Nuk njoh të tjera dekorime apo urdhra në këtë apo atë vend. Zakonisht këto në vende të tjera i administron ekzekutivi, qeveria, jemi fare të veçantë këtu, prandaj po e nënvizojmë këtë fakt, sepse këtë radhë ky dekorim po jepet nga parlamenti. Është nj urdhër që është bërë në 1975 për nder të frankofonisë, dhe ka për vokacion ndërkombëtar të njohë dhe të vlerësojë meritat e veçanta të personave që shquhen edhe në fushën e frankofonisë, prandaj dhe quhet i urdhrit të dialogut dhe të kulturave.”
Kadare eshte vleresuar gjithashtu si një nga autorët më të mëdhenj ndërkombëtare, duke qenë njëkohësisht edhe një më kritiket ndaj pushtetit, ku përmes letërsisë beri revolucion.

Çfarë ndodhi? Tina Turner thyen rekorde një ditë pas vdekjes së saj
Historia e plotë >






“Eurovision 2023” thyen rekorde, do të mbahet mend gjatë në histori
Historia e plotë >
“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet



Bllokohet një skaf në plazhin e Ksamilit, gjobitet drejtuesi
Historia e plotë >
