Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Jemi kushërinj të parë...”/ Virgjil Muçi tregon episodin e veçantë: Kur At Zef Pllumi ecte krah për krah me Servet Pëllumbin

“Jemi kushërinj të parë...”/ Virgjil Muçi

TIRANË - Shkrimtari Virgjil Muçi ka treguar një episod me At Zef Pllumin gjatë një eventi në Voskopojë. Muçi tha në emisionin Politiko në Top News se pas aktivitetit në një moment pa bashkë At Zef Pllumin, i cili kishte vuajtur në burgjet e komunizmit, dhe Servet Pëllumbin, që atë kohë ishte kryetar Kuvendi.

I pyetur për takimin e tyre, Muçi kujton se At Zef Pllumbi dha një mesazh të mrekullueshëm.

"“Rrno për me tregue” është një prozë e mrekullueshme me një gegnishte të mrekullueshme. Episodi i fundit i kujtimit tim ka të bëjë me ditet e kulturës në Voskopojë. Në krye të vendit ishte at Zef Pllumbi.

Mbas takimeve që u mbajtën, për rolin e Voskopojës në kulturën shqiptare, dalim një shëtitje dhe në një moment unë shoh At Zefin krah për krah me Servet Pëllumbin. Dikush e pyet, padre ç’ne? Jemi kushërinj të parë. Ai quhet Servet Pëllumbi. Unë Zef Pllumi. Ishte një mesazh i mrekullueshëm”, tha Muçi.

Edhe Rudolf Marku e kujton At Zef Pllumbin si një mendje të mprehtë.

“At Zef Pllumbi kishte një mendje shumë të mprehtë. Një gazetare e merr në interviste i thotë se është zbuluar një monument arkeologjik. Pader Zefi i thotë ‘do të ishte më mirë moj vajzë të mos ishte zbuluar fare, sepse toka e ruan më mirë se njerëzit’” tha Marku./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore