Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Ismail Kadare për shpalljen e ‘Nobelit’ në Letërsi: 40 vjet më parë edhe mund të kisha ndonjë përjetim, kurse tani...

Ismail Kadare për shpalljen e ‘Nobelit’ në Letërsi:

Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fitoi çmimin ‘Nobel’ në letërsi.

Lidhur me këtë pati edhe një reagim nga shkrimtari kombëtar shqiptar, Ismail Kadare, i cili e ka ndjekur ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel, i ulur në një nga lokalet në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë me bashkëshorten dhe miqtë e tij.

I pyetur nëse ishte zhgënjyer që përsëri nuk kishte mundur të fitonte këtë çmim, Kadare u përgjigj se nuk kishte asnjë lloj përjetimi.

“Siç e shikoni nuk kam ndonjë përjetim. 40 vjet më parë edhe mund të kisha”, tha Kadare për Euronews.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Helena Kadare u shpreh se shkrimtaren që fitoi Nobelin nuk e njohin, madje nuk kanë dëgjuar edhe pse prej shumë vitesh jetojnë në Francë.

“Nuk e njohim shkrimtaren që fitoi Nobelin, edhe pse jetojmë në Francë. S’e kam dëgjuar kurrë, për të njohur jo se jo, por nuk e kam dëgjuar as si emër. Derisa në Nobel është e njëjta juri dhe ka thënë jo 40 vjet, nuk ke pse ta ndryshosh mendimin”, u shpreh shkrimtarja Helena Kadare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore