Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Indiana Jones plagoset në shesh-xhirim / Harrison Fordit s’i ndahen incidentet

Indiana Jones plagoset në shesh-xhirim / Harrison Fordit s’i ndahen

Harrison Ford ka pësuar incident gjatë xhirimeve të serisë së pestë të filmit Indiana Jones. Ylli i Hollivudit, 78 vjeç, raportohet se ka pësuar një dëmtim në shpatull teksa po provonte një skenë lufte.

Filmi i pestë dhe i fundit në seri është duke xhiruar në Britaninë e Madhe javët e fundit dhe pritet të dalë në treg në 2022.

Studioja e filmit Disney nuk zbuloi seriozitetin e dëmtimit të Ford, por tha se orari i xhirimeve do të rregullohej gjatë "javëve të ardhshme".

Ky nuk është aksidenti i parë i aktorit në një set filmik. Ndërsa po filmonte një film të Star Ëars, shtatë vjet më parë, ai u shtyp nga një derë hidraulike e Millennium Falcon, teksa luante karakterin i tij si Han Solo.

Në këtë incident theu njërën këmbë dhe i duhej të transportohej me urgjencë në spital me helikopter. Një gjykatë vendosi më pas se rrezishmëria e këtij incidenti mund t’i kishte marrë jetën.

Ford gjithashtu ka qenë i përfshirë në një numër incidentesh si pilot. Në vitin 2017, ai gabimisht zbarkoi aeroplanin e tij personal me një motor në një pistë avionësh komercialë, ku për pak sa nuk u përplas me një avion pasagjerësh me 100 persona në bord.

Në 2015, ai theu krahun dhe pësoi lëndime të lehta në kokë në një ulje të detyruar të avionit në Kaliforni.

Kanë kaluar 40 vjet që kur Ford mori për herë të parë rolin si arkeologu Indiana Jones në 1981 me serinë e parë “Raiders of the Lost Ark”.

Pjesa e pestë e Indiana Jones ka kohë që është në proces e sipër por xhirimet u ngadalësuan më tej nga shpërthimi i pandemisë globale Covid.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore