Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Incidenti në Kinema Millennium me filmin "Winter Fireflies"/ TIFF për Gazeta Shqip: "Regjisori Gorishti bëri ftesa personale me celular, njerëzit ikën të acaruar"

Incidenti në Kinema Millennium me filmin "Winter Fireflies"/ TIFF

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në Kinema Millenium gjatë edicionit të 20 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit (TIFF) në Tiranë.

Në një njoftim të bërë në adresën zyrtare të Facebook, TIFF informoi se regjisori i filmit “Winter Fireflies”, Artur Gorishti, ka shpërndarë ftesa në celularë, pa marrë aprovimin e Festivalit.

Edhe pse i ishin akorduar 50 vende të lira, regjisori ka shpërndarë më shumë ftesa seç i ishin dhënë duke shkaktuar një rrëmujë në ambientet e Kinema Millenium.

E kontaktuar nga Gazeta Shqip, zëdhënësja e TIFF, Kozeta Kurti, dha më shumë detaje lidhur me ngjarjen e djeshme duke thënë se shumë njerëz që kishin marrë ftesa personale me celular nga regjisori Gorishti, mbetën të pakënaqur nga kaosi i shkaktuar dhe pamundësia për t’u futur në ambientet e kinemasë.

“Regjisori i filmit ka njoftuar me inciativë personale dhe ftesa elektronike, miq, të afërm etj, mbi kapacitetin e 50 vendeve të ofruar dhe konfirmuar nga Festivali për skuadrën e filmit.

Kjo nuk ishte premierë e filmit, pra Kinemaja nuk është rezervuar nga drejtuesit e këtij prodhimi kinematografik, por nga organizatorët e TIFF dhe ky ishte një prej dhjetra filmave (në garë si çdo film tjetër) të përzgjedhur në disa kategori.

Imagjinoni të vepronte në këtë mënyrë çdo ekip i filmave pjesëmarrës.

Për këtë arsye, shumë prej spektatorëve, disa prej tyre personazhe të njohur të jetës publike në vend, janë larguar të fyer dhe me vërejtje ndaj Festivalit. 

Për këtë arsye, TIFF kërkon ndjesë për keqkuptimin e krijuar, por nuk mban përgjegjësi për veprimet e paautorizuara të askujt, qofshin këta edhe filmbërës. Përgjegjësia është tërësisht personale,” tha Kurti.

Në edicionin e 20 të Festivalit të Filmit morën pjesë 243 filma nga 100 vende të botës dhe shumë premiera botërore.

Statusi i postuar nga TIFF

Pasditja e sotme në Kinema Millenium, në kuadër të edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, TIFF, është përfshirë në një incident që ka prodhuar keqkuptime të pazakonta, përfshirë edhe njerëz të njohur të kinemasë, televizionit, jetës publike në vend.

Sot, ishte programuar filmi “winter Fireflies”, i regjisorit Artur Gorishti, i cili me iniciativën personale ka shpërndarë ftesa në celularë, pa u konsultuar a marrë konfirmim nga TIFF.

Theksojmë se Z. Gorishti i janë akorduar 50 vende të lira, të cilat autori i ka shpërndarë fizikisht midis shumë të tjerëve, me të cilët është mjaftuar me një mesazh.

Ndërkohë filmat në TIFF, si në çdo shfaqje tjetër teatri, opere, baleti, apo kinemaje, janë me pagesë, sepse ky i fundit ka paguar Kinemanë 20.000 euro, për të shfaqur filma në 7 netë.

Kjo nuk ishte premierë e filmit, pra Kinemaja nuk është rezervuar nga drejtuesit e këtij prodhimi kinematografik, por nga organizatorët e TIFF dhe ky ishte një prej dhjetra filmave  (në garë si çdo film tjetër) të përzgjedhur në disa kategori.

Imagjinoni të vepronte në këtë mënyrë çdo ekip i filmave pjesëmarrës.

Për këtë arsye, TIFF kërkon ndjesë për keqkuptimin e krijuar, por nuk mban përgjegjësi për veprimet e paautorizuara të askujt, qofshin këta edhe filmbërës. Përgjegjësia është tërësisht personale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore