Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“I dolën lotët”, momenti kur Koço Devole zbuloi si bëri për të qarë Elvana Gjatën (VIDEO)

“I dolën lotët”, momenti kur Koço Devole zbuloi si

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, aktori i madh i humorit, Koço Devole. Ai ka qenë në intubim, i shtruar në Spitalin e Infektivit.

Njëherë aktori i njohur u shtura në spital pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, por pasi tamponi i radhës i doli negativ, Devole u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga leucemia.

“I dolën lotët”, momenti kur Koço Devole zbuloi si

Koço Devole ka qenë një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skenë dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Ndërkohë në këtë shkrim do të kujtojmë një intervistë të Koço Devoles në emisionin “E Diell” me Edi Manushin. Gjatë intervistes 30-minutëshe, Devole zbuloi disa të fshehta që askush nuk i dinte më herët.

“I dolën lotët”, momenti kur Koço Devole zbuloi si

Ai nuk la pa përmendur edhe rolin e tij në filmin “2 gisht mjaftë”, ku shfaqet si babai i këngëtares së njohur, Elvana Gjata.

I pyetur mbi skenën më të vështirë që kanë hasur gjatë xhirimeve, Koço u përgjigj se ka qenë e qara e Elvana Gjatës. Aktori tregoi se këngëtarja nuk qante dot dhe ai ndezi një cigare dhe nisi të shfrynte në drejtim të fytyrës së saj, derisa i rrodhën lotët.

“Ajo ka qenë një skenë e vështirë sepse ajo mezi qante. Ajo thoshte s’më dalin lotët. Gjetëm cigare dhe i them Mamaqit, ndiz cigaren, e ndezëm të dy dhe i frymë në sy. U mbyta më tha, duroja i thosha. I dolën lotët dhe hyri skena më në fund”, u shpreh Koço.

Ndërkohë ditën e sotme ka reaguar edhe vetë Elvana për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Devoles. Këngëtarja e dashur për publikun ka publikuar dy fotografi të shkrepura nga filmi ku ka luajtur përkrah aktorit të madh dhe ka vendosur një emoji zemre të thyer.

Ndërsa në foton tjetër Gjata ka shkruar një mesazh ngushëllimi me fjalët më prekëse, ku Koçon e çuan “ikonë e artit shqiptar”.

“Hidhërimi është kaq madh…Ikonë e artit shqiptar. Vepra e tij tashmë është një testament arti. E lumtur që të kam njohur dhe krenare që kam punuar krah teje…U prehsh në paqe mjeshtër!”, shkruan Elvana.

“I dolën lotët”, momenti kur Koço Devole zbuloi si

“I dolën lotët”, momenti kur Koço Devole zbuloi si

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore