Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Humbje e madhe”, Vikena Kamenica kujton Agim Krajkën: Mediokritetin e kishte dhimbje të madhe

“Humbje e madhe”, Vikena Kamenica kujton Agim Krajkën:

Mexosopranoja e njohur, Vikena Kamenica, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, për të folur për kompozitorin e madh, Agim Krajka, i cili ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Vikena u shpreh se është një humbje e madhe për familjen e tij, por edhe për muzikën.

“Krajka është një nga ikonat që ka bërë historinë e muzikës shqiptare. Profesorin e njoh që e vogël nga prindërit e mi, e më pas nëpër institucione dhe koncerte të ndryshme të Teatrit të Operës dhe Baletit”, tha Vikena.

Kamenica u shpreh se vitet e fundit, Krajka i thoshte gjërat pa filtra, ashtu siç i mendonte.

“Ai gjithmonë i thoshte gjërat ashtu siç mendonte, por së fundmi kishte ardhur momenti t’i thoshte gjërat. Ishte shumë kritik. Mediokritetin e kishte një dhimbje të madhe. E shprehte hapur. Bisedat fillonin dhe kalonin në shumë hallka të ndryshme. Kam patur fatin të takohemi në festivale të ndryshme, kam qenë pjesë e rrugëtimit të artit të tij”, përfundoi Kamenica.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore