Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Humbje e madhe për kinematografinë botërore, vdes aktori i njohur (FOTO)

Humbje e madhe për kinematografinë botërore, vdes aktori i njohur

Aktori amerikan Robert Blake ka vdekur në moshën 89-vjeçare. Ai e filloi aktrimin në moshën gjashtë vjeçare dhe u bë i njohur për rolin e tij si detektivi Tony Baretta, në serialin televiziv të viteve 1970 Baretta.

Robert Blake luajti në shumë filma të tjerë dhe drama televizive gjatë një karriere që zgjati gati gjashtë dekada.

Në vitin 2002, ai u akuzua për vrasjen e gruas së tij të dytë Bonnie Lee Bakely. I liruar në vitin 2005, ai u gjet më vonë përgjegjës për vdekjen e saj dhe u urdhërua t’i paguante familjes 30 milionë dollarë, një veprim që e falimentoi atë.


Ai fitoi një çmim Emmy për rolin e detektivit të policisë Tony Baretta në shfaqjen, e cila u zhvillua nga viti 1975 deri në 1978.

I lindur në New Jersey, Blake e filloi karrierën e tij si aktor që fëmijë, duke u shfaqur në serialin komedi Our Gang pasi familja e tij u transferua në Kaliforni.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore