
Humbja e Koço Devoles/ Aktori i njohur: Ai ishte në parametra të jashtëzakonshme, nga të rrallët
Puntata e ditës së sotme e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel është nisur me kujtime në nder të aktorit të madh, Koço Devole, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 75-vjeçare.
Aktori i njohur, Genti Kame, i cili ishte i ftuar në studio, tha se ai ishte një aktor i një dimensioni të jashtëzakonshëm.
“Ai ka patur dhunti jo vetëm në komedi por edhe në dramë. Komedia është shumë delikate, komedia është dramë. Dhe vetëm pak aktorë të mëdhenj të kalibrit të Koço Devoles bënin komedi. Ai e kapërcente problemin në mënyrë komike. Aktorët e komedisë dalin nga problemet duke qeshur”, tha Kame.
Sipas Gentit, nëse do të kishim një kinematografi të zhvilluar, për Koçon do të shkruheshin skenare enkas për të.
“Nuk e kemi parë fatkeqësisht në një kinema shumë të zhvilluar. Ai ishte në parametra të jashtëzakonshme të aktrimit. Me gamën e tij të gjerë aktoriale dhe fatkeqësisht do e kemi të vështirë të gjejmë një si ai. Vinte për të punuar dhe jo për të shitur mend. Ai vëzhgonte partnerin, me kë kam të bëj. Ai të përshtatej. Nuk ishte tipi i aktorit që ti ke batutën, unë kam batutën. Ai të dëgjonte. Është një aktor nga të rrallët që kam punuar”, tha Kame.








Agim Krajka është dritë që s’do të fiket kurrë
Historia e plotë >
Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri

Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
