Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Goditi me shpullë komendianin e njohur, a do t’i hiqet Will Smith-it çmimi Oscar?

Goditi me shpullë komendianin e njohur, a do t’i hiqet Will Smith-it

Pas shpullës që i dha Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Oscars, të gjithë po pyesin nëse do t’i hiqet çmimi aktorit të famshëm, Will Smith.

Por duket se pavarësisht ngjarjes që bëri kaq shumë bujë në mbarë botën, Smith do ta mbajë çmimin e tij për “Aktorin më të mirë”.

Ka qenë guvernatorja e degës së Aktorëve të Akademisë, Whoopi Goldberg, ajo që ka bërë të ditur lajmin. Ajo ka zbuluar se nuk do t’i hiqet çmimi aktorit të famshëm, duke shtuar se sjellja e të dyve ishte e nxituar.

Goditi me shpullë komendianin e njohur, a do t’i hiqet Will Smith-it

 “Mendoj se ishin veprime të nxituara. Unë mendoj se reagimi ishte i tepërt”, ka thënë Goldberg.

Kujtojmë se Smith tronditi anëtarët e audiencës dhe shikuesit në Oscars kur goditi Chris në mes të skenës, për shkak të shakasë “pa kripë” për flokët e prerë të bashkëshortes së tij.

Kritikët kërkuan që atij t’i hiqej çmimi i “Aktorit më të mirë” për rolin e tij në filmin King Richard pas incidentit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore