
“Godina e re të bëhet te parkimi i PD-së”/ Debat i fortë mes artistëve për Teatrin Kombëtar: Ke një pozicion politik, je shpërblyer
Ishte viti 2018 kur nisi beteja e madhe për prishjen e Tetarit Kombëtar. Në 17 maj të 2020-s u bë shembja e Teatrit Kombëtar dhe që prej asaj kohe ka nisur një betejë ligjore mes Aleancës për mbrojtjen e teatrit dhe Bashkisë së Tiranës.
Shumë aktorë e mbështetën prishjen e teatrit me justifikim që ishte i vjetër dhe duhet një teatër të ri. Lufta ka vazhduar prej kohësh dhe si e tillë aktorët dhe qeveria kanë qenë në një luftë të vazhdueshme.
Një vit më parë Gjykata Kushtetuese e quajti vendimin jo të drejtë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin special dhe vendimin të qeverisë, që i hapën rrugën shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, duke i cilësuar ato si antikushtetuese dhe në cenim të parimit të shtetit të së drejtës.
Bashkia Tiranë ka shpallur ditën e djeshme tenderin për ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar. Kjo është faza e parë e cila ka një vlerë të fondit limit prej 1 miliard e 854 milionë lekë pa TVSH. Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve është më 3 nëntor 2022, ku kompania fituese do të ketë një kontratë për 27 muaj.
Çështja e Teatrit Kombëtar ishte sot në qendër të vëmendjes së emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, ku të ftuar ishin artistë që janë pro godinës së re dhe ato kundër.
Debati në studion e “Shqipëria Live”
Regjisori Edmond Budina: Gjithçka këtu është e jashtëligjshme. U tha që prona ti kthehet Ministrisë së Kulturës, por godina u prish. Ai që e prishi ka një përgjegjësi? Të vij dikush të të prishë shtëpinë e të thotë ça të bëj, të shkosh në burg.
Pastaj është një proces i hapur në SPAK për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, nuk është i mbyllur. Procesi është hapur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. U konsultuan me 2-3 artistë, nuk i mblodhën të gjithë.
Ndërkohë në bazë të çfarë konkursi fitoi? Duhet të ishte bërë një konkurs për projektin e Teatrit.
Aktori Gazmend Paja: Dua një ambient pasi kam akoma energji për të dhënë ato që kam brenda meje. Nuk e di nëse është e saktë se ka pasur kaq shumë vende Teatri Kombëtar, aq sa thotë profesori. Por profesori duke qenë më i madh, e di më mirë.
Unë di që është konsultuar me disa artistë, ndoshta jo 2-3 veta por më shumë. Ke legjenda që janë pro teatrit të ri, ka pasur sikletet e veta që i dimë. Nuk mendoj se jemi përçarë. Unë dua teatrin e ri, pse? Është më prezantues, ofron komoditet.
Aktori Erion Isai: Një kryeqytet në çdo vend të botës ka një godinë që është teatri, që shfaq madhështi dhe krenari kombëtare. Godina e vjetër a ishte ndërtuar për si godinë teatri?
Regjisori Edmond Budina: Është një burrë i mençur që ka vdekur, e ka quajtur vepër monumentale. Kishte një kulturë të veçantë, por kur mosnjohja hy thellë, thoni duam një modern. Një modern tjetër bëjeni në një vend tjetër.
Salla e parë që u ndërtua, të thuhej se ishte e teatrit? Atëherë nuk kishte sallë. Për 40 e ca vjet atë rol kishte. Edhe yt atë e ka ruajtur me shpirt. Ndërtojeni në një vend tjetër.
Erion Isai: Në mbledhjet që janë bërë është diskutuar për anulimin e ligjeve për ndryshimin e Teatrit dhe godina e re të mos cenonte territorin.
Regjisori Edmond Budina: Gabim që nuk e keni kërkuar ruajtjen e teatrit.
Robert Aliaj: Më vjen keq që debati gjithmonë devijon. Praktikisht po bëhet politikë, duke mbrojtur interesat e vet. Vlera e teatrit nuk është se me çfarë është ndërtuar, edhe pse ka një arkitekturë të madhe. Dëgjoj se thonë se ai teatër nuk kishte vlerë.
Nuk duhet të përqendrohemi se si do të ndërtohet, por besoj se Tirana ka më shumë nevojë se disa teatër, se janë krijuar zona si geto, ku ka njerëz pa fund dhe që kërkojnë një dimension tjetër
Erion Isai: Më vjen keq se nëse pas 5-10 vitesh kur dikush të kërkojë në google, do të shohë topat e baltës hidh e prit, vetëm e vetëm se ti mendon ndryshe. Njollë turpi nuk dua ta rëndoj, por një diskutim i vrarë. I shitur, i blerë, maskara.
Regjisori Edmond Budina: Ne jemi përbaltur, ke një pozicion politik, je shpërblyer. Mos na çudisni, nuk po të themi je shitur.
Erion Isai: Jam kokrra e socialistit dhe e kam për nder.
Regjisori Edmond Budina: Pse mos të ndërtohet te parkimi aty te PD
Gazmend Paja: Të ulemi të mendojmë si artistë. Unë do jem kudo që janë artistët. Patjetër që duhet ruajtur historia. Është përmendur se në një nga sallat do të vendosen objektet e disa prej atyre që kanë luajtur aty. E dini gjendjen e garderobës që kanë qenë minjtë aty
Kam bërë 8 premiera, kam hyrë në çdo cep dhe kam ndjerë erën dhe kam parë lagështirën. Kanë vdekur nga ajo skena, Fadili i shkretë, kështu doli.
Regjisori Edmond Budina: Ashtu u shpif.
Gazmend Paja: Nuk e kam nxjerrë unë, kolegët tuaj e kanë nxjerrë.

Arti në zi, ndërron jetë piktori i njohur (FOTO+EMRI)
Historia e plotë >
Humbje e madhe për artin/ Ndahet nga jeta aktori i njohur (EMRI)
Historia e plotë >
E trishtë! VDES fituesi i çmimit Nobel për Letërsi
Historia e plotë >
Lista e plotë e fituesve në Oscars 2023
Historia e plotë >

Njihuni me personazhet e famshëm që nuk u lejohet të marrin pjesë në Oscars!
Historia e plotë >
Lista e plotë e nominimeve për Oscars 2023!
Historia e plotë >

Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




