Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Gjykata i mohon “çlirimin” nga i ati / Rrëzohet kërkesa e Britney Spears për heqjen e kujdestarisë

Gjykata i mohon “çlirimin” nga i ati / Rrëzohet

Kërkesa e Britney Spears për t’u çliruar nga kujdestaria e saj është rrëzuar nga një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që vendosi t’ja lërë sërish babait të këngëtares kontrollin dhe menaxhimin e pasurisë së saj.

Avokati i Spears kërkoi nga një gjykatë në Los Anxheles që t'i jepte fund kontrollit të pasurisë së saj nga Jamie Spears, në nëntor të vitit të kaluar. Avokati tha se Britney ishte "i frikësuar nga babai i saj" dhe donte që ai të hiqej si kujdestari i saj i vetëm, një rol që ai e ka kryer që nga viti 2008.

Megjithëse kërkesa është mohuar, vendimi nuk është një përgjigje ndaj dëshmisë shpërthyese të Spears në gjykatë javën e kaluar. Duke folur për 23 minuta, ylli i muzikës pop tha se ajo ishte droguar, detyruar të performonte kundër vullnetit të saj dhe ja kishin ndalur që të bëntë fëmijë.

"Unë thjesht dua që të më kthehet mbrapsh jeta ime”, tha ajo, përmes telefonit, ndërsa kërkoi nga gjykata t'i jepte fund kujdestarisë së vendosur ndaj saj.

Dokumentet e paraqitura të mërkurën i referohen vetëm kërkesës së nëntorit, në të cilën Spears kërkoi që firma private e administrimit të pasurisë Bessemer Trust të emërohej si "ruajtësi i vetëm" i saj. Edhe pse gjyqtarja Brenda Penny refuzoi të hiqte Jamie Spears nga pozita e tij, ajo ra dakord për rolin e Bessemer Trust si bashkë-ruajtës të pasurisë miliona dollarëshe të yllit.

Në një zhvillim të veçantë, avokatët e Jamie Spears i kanë kërkuar gjykatës të hetojë pretendimet e Britney Spears për abuzim.

Spears, një nënë e dy fëmijëve, tha se ajo dëshironte të martohej me të dashurin e saj dhe të kishte një fëmijë tjetër, por kujdestaria nuk e lejon. Ajo pretendoi se i ishte kërkuar që të ndërhynte për të mos lindur më fëmijë.

Dhjetra fansa të këngëtares u mblodhën jashtë gjykatës në mbështetje të saj.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore