Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

FOTO/ Presidenti Ilir Meta i jep titullin “Mjeshtër i Madh” këngëtares Eranda Libohova

FOTO/ Presidenti Ilir Meta i jep titullin “Mjeshtër i Madh”

TIRANË - Me anë të një ceremonie solemne vlerësimi, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar këngëtaren njohur Eranda Libohova me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Artistja e mirënjohur, Eranda Libohova, është një nga këngëtaret më të dashura dhe të vlerësuara nga publiku.

 “Për kontributin e saj të vyer 35-vjeçar në muzikën shqiptare, si dhe për talentin e rrallë dhe interpretimin e veçantë të thuajse të gjitha zhanreve dhe rrymave muzikore, veçanërisht të qindra këngëve popullore dhe tradicionale shqiptare nga veriu e deri në jug. Për kontributin e veçantë në përçimin e vlerave më të mira kombëtare, artistike e njerëzore, si një artiste me profil të konsoliduar dhe një nga zërat më të çmuar të muzikës sonë bashkëkohore.”, thuhet në motivacionin e kreut të shtetit.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar familjarëve dhe artistëve të shumtë të pranishëm në ceremoninë e dekorimit, Presidenti i Republikës u shpreh:

”Mjeshtëria vokale, aftësia për t’iu përshtatur ngjyrave e karakteristikave specifike të rrymave muzikore, fuqia interpretuese, vokali i ngrohtë, janë vetëm disa nga tiparet e Erandës si artiste.

Plot 35 vjet karrierë e shkëlqyer muzikore, dëshmojnë për një artiste të formuar, ku  spikat talenti i lindur dhe profesionistja e vërtetë, si  një nga zërat më të çmuar të muzikës tonë.

Për të gjithë kontributin e saj në evidentimin e vlerave më të mira artistike kombëtare, kam privilegjin të vlerësoj, në praninë tuaj  këngëtaren e shquar Eranda Libohova me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’”.

FOTO/ Presidenti Ilir Meta i jep titullin “Mjeshtër i Madh”FOTO/ Presidenti Ilir Meta i jep titullin “Mjeshtër i Madh”FOTO/ Presidenti Ilir Meta i jep titullin “Mjeshtër i Madh”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore