
FOTO/ Nga largimi nga Teatri Kombëtar tek pasioni për baletin, si ka ndryshuar jeta 30 vite pas e aktores së njohur
Bëhet fjalë për aktoren Ina Gjika. Me të drejtë emrin e saj nuk e keni në “majë të gjuhës” pasi ajo është larguar nga Shqipëria 30 vite më parë.
Ajo është larguar nga vendi dhe nga aktrimi, por jo nga arti. Ina Gjika është larguar drejt Italisë ku i është përkushtuar baletit dhe pasi ka marrë formimin e duhur për disa vite ka krijuar shkollën e saj me kursë kërcimi për mosha të ndryshme.
“Unë kisha 2 vite që isha emëruar dhe punoja në Teatrin Kombëtar, largimi im qe një zgjedhje personale, mbase kurioziteti për të njohur “jashtë shtetin” e dikurshëm dhe jetuar larg në ato momente”, kështu e kujton largimin nga vendi aktorja.
Famën më të madhe aktorja e pati në filmin “Vetmi” ku u realizua edhe puthja e famshme që ishte tabu për kohën, me aktorin Arben Spiro. Kjo puthje është komentuar si një nga më të çliruarat e kohës. Sepse Ina e ka përjetuar vërtet ashtu, jo si tabu, si pjesë të punës që duhet ta çonte deri në fund.
“Në filmin “Vetmi”, ku interpretoja rolin e Suzit, ndjehesha e lirë, jo nuk pata asnjë dyshim të pranoja puthjen me partnerin tim Arben Spiro… ishim dhe jemi miq, mendoj që kjo lehtësonte gjendjen… por emocioni i asaj skene nuk ishte indiferent!”, tregon vetë aktorja./ Revista Psikologjia

Arti në zi, ndërron jetë piktori i njohur (FOTO+EMRI)
Historia e plotë >
Humbje e madhe për artin/ Ndahet nga jeta aktori i njohur (EMRI)
Historia e plotë >
E trishtë! VDES fituesi i çmimit Nobel për Letërsi
Historia e plotë >
Lista e plotë e fituesve në Oscars 2023
Historia e plotë >

Njihuni me personazhet e famshëm që nuk u lejohet të marrin pjesë në Oscars!
Historia e plotë >
Lista e plotë e nominimeve për Oscars 2023!
Historia e plotë >

Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet



TMERR në Pogradec/ 36-vjeçari ngacmon seksualisht të miturin, e preku në...
Historia e plotë >
