Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Fitorja e Suedisë në Eurovision ndez shpejt ‘teori konspiracioni’ për të shkuarën

Fitorja e Suedisë në Eurovision ndez shpejt ‘teori

Loreen, këngëtarja e njohur që siguroi fitoren e Suedisë në edicionin e 2012 të festivalit Eurovision me këngën “Euphoria”, është bërë gruaja e parë në histori që e fiton dy herë këtë event.

Por mes festimeve të shumta shikues të ndryshëm vrisnin mendjen nëse rezultati i finales së të shtunës ishte “i manipuluar”.

Kënga e Loreen “Tattoo” doli e para me 583 pikë të mbledhura nga juria e publiku, ndërsa ajo e Finlandës u rendit ngushtë e dyta me “Cha Cha Cha” nga Käärija – me 526 pikë.

Juritë kombëtare vendosën në favor të Loreen, por kjo ka shkaktuar kritika të gjera ne lidhje me sistemin e votimit nga spektatorët.

Por një reagim akoma më të gjerë mori teoria e konspiracionit që lidhte fitoren me grupin e njohur suedez ABBA kur ata ishin konkurrentë të festivalit dhe e fituan në vitin 1974 me këngën e famshme “Waterloo”.

Fitorja e djeshme e Loreen do të thotë që festivali vitit 2024 do të mbahet në Suedi dhe kjo ndodh në përvjetorin e 50-të të fitores së tyre.

Prandaj shumë vezhgues dyshonin se suksesi në Liverpool ishte më shumë sesa thjesht një koinçidencë.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, kënga fituese “Tattoo” tingëllonte shumë e ngjashme me hitin e njohur të grupit ABBA, “The Winner Takes It All” (Fituesi merr gjithçka).

Mbrëmë para njoftimit të rezultateve, ish-anëtari i grupit ABBA, Björn Ulvaeus u shfaq në një video mesazh ku duke folur për eksperiencën e tij në festival, tha:

“Kush e di se ku mund t’ju çojë ky rrugëtim…”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore