Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Filmi shqiptar bëhet pjesë e listës së çmimeve Oscar/ Regjisori: Ka momente që mendja fluturon, por...

Filmi shqiptar bëhet pjesë e listës së çmimeve Oscar/

Filmi "The Van" i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri duket se po vijon që të ketë një sukses të madh nëpër festivale të ndryshme. Së fundmi ai është bërë pjesë e garës zyrtare të Oscars në kategorinë "Live Action Short Film".

Regjisori Erenik Beqiri ka folur në “Wake Up” për këtë sukses duke treguar edhe reagimin e tij në momentin që mori vesh lajmin e madh.

“Ndihem mirë dhe nuk e besoja që do shkonte deri në këtë fazë. Ka qenë proces 3 vjeçar, shumë persona janë tërhequr, por të tjerë kanë punuar e bashkëpunuar.

Mund të kem qenë ndër personat e fundit nga stafi që e kam marrë vesh. Isha pa internet dhe kur e kam hapur e pashë. Jam shumë i lumtur me kualifikimin, nëse do ndodhë okej, nëse nuk do të ndodhë prapë jam i lumtur. Jam me këmbë në tokë, por ka momente që mendja fluturon. Kur xhiroja filmin, thosha vetëm të mbarojë dhe të nxjerr një film të mirë”, u shpreh ai.

Në garë për çmim “Oscar” për filmin me metrazh të shkurtër janë 10 filma, për të cilat Beqiri thotë se ka parë vetëm njërin prej tyre dhe ishte tepër i mirë.

“The Van” është një prodhim shqiptaro-francez dhe në role janë aktorë si Arben Bajraktaraj, Afrim Muçaj aktori francez Phenix Brossard, Lulzim Zeqja, etj.

Në mënyrë që të fitojë lekët e duhura sa me shpejt, ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve që zhvillohen brenda një furgoni. Rregullat e furgonit janë të thjeshta, dyert mbyllen dhe furgoni niset në një trajektore rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes.

Dyert hapen dhe nga aty mund të dali vetëm një fitues. Xhirimet e filmit janë bërë në pjesën më të madhe të tij në Tiranë, ndërsa një pjesë e vogël është realizuar në Portin e Durrësit. 

Filmi shqiptar bëhet pjesë e listës së çmimeve Oscar/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore