Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Filmi kinez u frymëzua nga 'Ngadhnjim mbi vdekjen”, Milkani: Regjisorja më përshëndeti në Festivalin e Roterdamit

Filmi kinez u frymëzua nga 'Ngadhnjim mbi vdekjen”, Milkani:

Marrëdhëniet e mira ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë në vitet ‘60-’70 rriten bashkëpunimin e dy shteteve mes tyre. Palët patën marrëveshje në industri, por ndikim pati dhe arti, e sidomos kinematografia.

Filmat shqiptarë u përkthyen në gjuhën kineze dhe patën jehonë shumë të madhe atje. “Ngadhnjim mbi vdekjen” dhe “I teti në bronx” patën jehonë të madhe, madje u vlerësuan në maksimum nga audienca.

Filmi kinez u frymëzua nga 'Ngadhnjim mbi vdekjen”, Milkani:

“Ngadhnjim mbi vdekjen” u bë pjesë e filmit kinez “Electric Shadow” të vitit 2004, ndërsa deri në 1990 ishte filmi që kishte shitur më shumë bileta në kinematë kineze.

Ky sukses i filmave shqiptarë në Kinë u diskutua sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku i ftuar ishte edhe regjisori i “Ngadhnjim mbi vdekjen”, Piro Milkani.

Ky i fundit u shpreh se filmi ka patur shumë sukses në Kinë, pasi trajtonte temën e luftës. “Populli kinez është shumë i ndjeshëm pasi ka vuajtur shumë nga okupacioni japonez. Kanë ndjerë shumë muzikën e filmit, ku vitet e fundit është kthyer në himnin e shoqatës së grave kineze që kanë luftuar kundër japonezëve”, tha Milkani.

Filmi kinez u frymëzua nga 'Ngadhnjim mbi vdekjen”, Milkani:

Gjithashtu regjisori i njohur foli edhe për “Hijet Elektrike” në vitin 2004, realizuar nga kineastët kinezë. Filmi u shfaq për herë të parë në Evropë në festivalin e Roterdamit, ku ka edhe 8-10 minuta fragmente të shkëputura nga “Ngadhnjim mbi vdekjen”.

“Unë isha në atë festival për ta parë nga afër filmin. Regjisorja e filmit tregoi se ishte frymëzuar nga “Ngadhnjim mbi vdekjen” dhe më përshëndeti”, tha Milkani.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore