Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

"Feeling", klipi i parë i dy violinisteve ekstravagante Ines Memisharaj dhe Albana Leka

"Feeling", klipi i parë i dy violinisteve ekstravagante Ines

Ines Memisharaj dhe Albana Leka janë dy ndër violinistet më të dashura dhe më të spikatura të ekranit të Top Channel, por jo vetëm.  

Ato kanë një karrierë të gjatë dhe janë prezantuar në kompeticione apo aktivitete të ndryshme muzikore e festive. Pas shumë e shumë covera-ve që kanë interpretuar ndër vite, më në fund dje ato kanë publikuar klipin e tyre të parë instrumental të titulluar "Feeling".

Vajzat kanë disa kohë që punojnë për këtë projekt, pasi dëshironin që të ishte sa më perfekt në çdo detaj duke qenë se kanë bashkëpunuar edhe me artistë të tjerë për ta realizuar.

Po ashtu edhe miqësia e tyre jashtë profesionit është një tjetër arsye që i bën të kenë shumë kimi me njëra-tjetrën. Madje edhe pushimet ndodh që i kalojnë së bashku. Të dyja janë edhe nëna, Albana me dy vajza dhe Ines me vajzë e djalë.

“Ky është një projekt që ne kemi disa kohë që e kishim në plan dhe në fund e realizuam. Është kompozuar enkas nga kolegu dhe miku jonë Ervis Çaushi. Më në fund e realizuam dhe në kohë karantine”, tha Albana në "Wake Up" në Top Channel. 

Ndërsa Ines tregoi pse kanë zgjedhur titullin “Feeling”: “Titulli është gjetur unanimisht. Të gjithë kemi qenë dakord që ka qenë një ndjesi dhe kjo ishte një ide unanime. Një titull që është për të gjithë, ta kuptojnë dhe ta perceptojnë kur e dëgjojnë muzikën, ashtu siç e ndjejnë ata”.

"Feeling", klipi i parë i dy violinisteve ekstravagante Ines

"Feeling", klipi i parë i dy violinisteve ekstravagante Ines

"Feeling", klipi i parë i dy violinisteve ekstravagante Ines

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore