Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Faleminderit që më del në ëndërr”/ Një vit nga humbja e Xhevdet Ferrit, vajza përlot rrjetin (FOTO)

“Faleminderit që më del në ëndërr”/

Bora Ferri ka kujtuar të atin, aktorin e madh Xhevdet Ferri, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta. Nëpërmjet një postimi prekës në rrjetet sociale, Bora e falënderon që i shfaqet shpesh në ëndrra.

“Hi papi, prapë unë, ‘xhandari i vogël’, epiteti që mendoje se më shkonte më shumë për shtat këto vitet e fundit. Sot bëhet një vit që nuk je më fizikisht mes nesh. Jo se ka ndonjë domethënie për mua sepse që prej asaj dite koha s’është më lineare për mua.

Datat janë gjithashtu shumë konvencionale, pa ndonjë domethënie të madhe, ashtu siç nuk i ndjeje as ti datat e largimit nga kjo jetë e prindërve të tu. Funny he?! Si vijnë gjërat full circle?! Për tu habitur gjithashtu se si ne këtë vit që s’ke qenë me mua kam marrë prej teje leksione jete që nuk i kisha marrë në 34 vitet e rrugëtimit tonë të përbashkët.

Faleminderit për këtë, faleminderit gjithashtu që më del shpesh në ëndërr, që flasim, që përqafohemi… ashtu ftohtë siç dimë ne, pa ndonjë manifestim me ulërima. Prapë më mungon shumë në këtë dimension. Kam bindjen se ke gjetur paqen e kërkuar aty ku je tani. Ne të duam shumë këtu ku na ke lënë”, shkruan Bora Ferri.

“Faleminderit që më del në ëndërr”/

“Faleminderit që më del në ëndërr”/

“Faleminderit që më del në ëndërr”/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore