
“Eurovision 2023” nuk do mbahet në Ukrainë! Bordi drejtues merr vendimin që festivali të zhvillohet në...
Vitin tjetër pritet që “Eurovision Song Contest” të mbahet në Ukrainë, duke qenë se fitues u shpall grupi që përfaqësonte këtë shtet. Por mesa duket një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Sipas “The Independent”, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka zbuluar se tani po fillon “diskutimet me BBC” që Mbretëria e Bashkuar të presë festivalin europian në emër të Ukrainës.
Në një nga “Eurovison”-et më konkurruese në vitet e fundit, Ukraina fitoi festivalin pasi mori mbështetje të madhe me votat e publikut, ndërsa Britania e përfaqësuar nga Sam Ryder u rendit në vendin e dytë.
Pasi përfaqësuesit e Ukrainës arritën që të rrëmbenin çmimin e madh, shumë nisën duke pyetur nëse vendi do të ishte në gjendje të organizonte ceremoninë e vitit të ardhshëm ndërsa pushtimi rus vazhdon ende.
Pas këtyre shumë pyetjeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një postim në Facebook: “Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën! Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin! Për herë të tretë në historinë e saj. Dhe besoj – jo për herë të fundit.”
Sidoqoftë, bordi drejtues i “Eurovision” ka vendosur se: “Me keqardhje të thellë ka arritur në përfundimin se, duke pasur parasysh rrethanat aktuale, garancitë e sigurisë dhe operacionale që kërkohen për një transmetues për të organizuar dhe prodhuar Eurovision Song Contest sipas Rregullave të ESC nuk mund të përmbushen”.
EBU tha se fitorja e Ukrainës “do të reflektohet në shfaqjet e vitit të ardhshëm” pavarësisht se ku do të organizohet ngjarja. Pasi fituan “Eurovision”-in muajin e kaluar, grupi Kalush Orchestra, tha: “Faleminderit për mbështetjen e Ukrainës. Kjo fitore është për çdo ukrainas. Slava Ukraina”.

Arti në zi/ Ndahet nga jeta artistja e madhe shqiptare
Historia e plotë >
“BET Awards 2022”, lista e plotë e fituesve
Historia e plotë >

Arti në zi/ Ndahet nga jeta regjisorja e njohur
Historia e plotë >
EMRI/ Shuhet poeti dhe rapsodi i mirënjohur, pena e ndritur e Labërisë
Historia e plotë >



Shqipëria e 24-ta në botë/ Rritja e çmimit te naftës mbart emrin “Putin”
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...

Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global
Aktualitet




