Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Europa, Australia dhe Amerika kënduan shqip!”/ Albina Kelmendi jep mesazhin e rëndësishëm

“Europa, Australia dhe Amerika kënduan shqip!”/ Albina Kelmendi

Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi dhe familja e saj arritën që të përfaqësonin denjësisht Shqipërinë në festivalin e madh të “Eurovision”.

Me këngën “Duje”, Albina arriti që të shkonte në finale dhe më pas u rendit në vendin e 22, duke marrë gjithsej 76 pikë.

Pas përfundimit të festivalit të rëndësishëm të muzikës, këngëtarja e njohur ka reaguar për herë të parë, ku shprehet se mbështetja që i dha publiku bëri të mundur realizimin e misionit të tyre dhe se është një ëndërr e realizuar tashmë.

“Me ne dhe me Ju, Europa, Australia dhe Amerika kënduan shqip! Duajeni dhe respektoni njeri-tjetrin, kjo është kultura jonë. Ju përulemi dhe ju falënderojmë për çdo gjë”, shkruan ndër të tjera Albina.

“Europa, Australia dhe Amerika kënduan shqip!”/ Albina Kelmendi

Postimi i plotë:

“Mbështetja e popullit tim dhe te tjerëve na bëri fitues ne misionin dhe qëllimet tona te prezantimit ne Eurovision. Pjesëmarrja jone ne Eurovision dhe kjo eksperience e familjes time është dhe do te mbetet ëndërr e realizuar ne mënyrën me te mirë fale jush!

Ne jemi te lumtur dhe krenare qe arritëm ta përfaqësojmë Shqipërinë me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirtërore!

Unë, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kësaj vepre dhe stafi jone qe punuam aq shume pa kursyer asgjë nga vetja jone u shpërblye me mbështetjen e juaj, fillimisht duke na votuar qe te shkojmë ne finale dhe ne fund i treguam botes qe jemi shume, jemi Shqiptare dhe nuk ka çmim as privilegj qe na shmang nga kultura jonë.

Fjalët janë te pakta te ju falënderojmë dhe është e vështirë te gjeje fjalët e duhura ta përshkruaj gjithë dashurinë qe kemi marrë këto dite nga ju!

Me ne dhe me Ju, Europa, Australia dhe Amerika kënduan shqip! Duajeni dhe respektoni njeri-tjetrin, kjo është kultura jone. Ju përulemi dhe ju falënderojmë për çdo gjë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore