Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Eugent Bushpepa zbulon detaje nga koncerti i tij recital

Eugent Bushpepa zbulon detaje nga koncerti i tij recital

Ai është nga ato personazhe që intervistat i ka shumë të rralla, por ama më këngët dhe zërin e tij unik ka bërë për vete adhurues të shumtë jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj.

Po flasim për kantautorin Eugent Bushpepa i cili pas një mungesë të gjatë do t’i rikthehet skenës me koncertin online  “Break The Darkness”. Ky koncert do të mbahet ditën e hënë në orën 19:00 dhe do të transmetohet live në faqen e facebookut të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj (e më pas në orën 22:00 në RTSH).

Koncerti online “Break The Darkness” do të jetë një recital me këngët e Eugentit dhe bandën e tij, ku nuk do të mungojnë edhe surprizat. Koncerti pritet të zgjasë një orë dhe do të jetë i shoqëruar më dokumentarë. Bushpepa ishte i ftuar sot në “Wake Up” ku tregoi detaje nga ky koncert recital.

“Është një koncert recital ku është i ftuar Bojken Lako, ku kemi projektin së bashku për ta paraqitur në këtë koncert. Kam çunat e grupit ku kanë bërë punë të mrekullueshme gjatë kësaj kohe. Është një projekt prej 3 këngësh, ku shpresojmë të bëhen 5, e cila do ketë industrial metalik i zymtë brenda teksteve, jam shumë i lumtur për këtë projekt të Bojkenit sepse më pëlqen shumë. Një nga materialet do të dëgjohet dhe të tre këngët me Bojkenin do bëhen me videoklip.

Tekstet janë të zymta, ku janë të thella filozofike. Duhet të falenderoj Kryetarin e Bashkisë Z. Erion Veliaj për ndihmesën e tij në këtë projekt, do ketë dhe një dokumentar sepse kisha dëshirë të flisnin disa njerëz në koncertin tim recital. Është dokumentar që është tamam për televizion ku jepe një efekt për publikun. Më pëlqen që edhe nëse kanë hedhur ndonjë kunj për mua do ishte edhe më mirë akoma, por do i zbuloj më pas. Kam 22 vite profesionalisht që jam në botën e muzikës.

Pas koncertit kam planifikuar që të bëj disa klipe të disa këngëve që do jenë edhe në koncertin tim recital, gjithashtu edhe disa materiale që kam bërë në kohën e pandemisë do i publikoj. Fillimi nuk ishte i vështirë sepse kisha frymëzim, por në fillim të Prillit nuk kisha shumë frymëzim dhe këngët që kam bërë në pandemi janë në fillim të Marsit. Muzika që bëj unë ka një target të ngushtë njerëzish që e dëgjojnë, por mosha e tretë nuk mund ta dëgjojë shumë sepse ka rrymë të fuqishme. Nuk është se ndryshoi shumë sepse përshtatem me modernizmin që ka marrë muzika, por do kenë këngë të rënda dhe të buta për publikun që do i dëgjojnë.

Unë i urrej komplimentet, por duke qenë pak modest vjen një periudhë që mundohesh t’i evidentosh. Shokët e ngushtë janë gjithmonë ata që më kritikojnë për gjërat e mia dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë. Në Facebook-un tim do jetë live koncerti im recital. Kisha shumë kohë që bëja këto materiale dhe shpresoj që edhe publiku ta pëlqejë atë. Filmi im i preferuar ka qenë '14 vjeç Dhëndër' dhe 'Shoku im Tili”, tha Eugent Bushpepa në “Wake Up”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore