Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Ermonela Jaho ngjitet në skenën greke: Faleminderit Athinës për këtë eksperiencë të mrekullueshme (FOTO)

Ermonela Jaho ngjitet në skenën greke: Faleminderit Athinës

Pas shtatë muajsh të mbyllur dhe në pritje, perdja u ngrit përsëri, publiku zuri vendin e tij në sallë dhe maestro Lukas Karytinos dha sinjalin për rinisjen e Operës Kombëtare Greke me “Madama Butterfly” të Giacomo Puccini-t.

Nën masat e rrepta të sigurisë për shkak të pandemisë së koronavirusit, personat që do të ngjiteshin në skenë, gjetën një mënyrë origjinale që të bindnin publikun që të shkonin në teatër të sigurt.

Ermonela Jaho ngjitet në skenën greke: Faleminderit Athinës

Në rolin kryesor të “Madama Butterfly” ishte sopranoja e famshme shqiptare, Ermonela Jaho, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, falënderon Athinën për këtë eksperiencë të bukur në Operan Kombëtare Greke.

Ermonela Jaho ngjitet në skenën greke: Faleminderit Athinës

“Faleminderit Athinës për një përvojë të mrekullueshme në Operën Kombëtare Greke. Faleminderit të gjithë atyre që ishin të përfshirë në këtë prodhim të Madama. Muzika vërtet na bashkon të gjithëve dhe na bën të kuptojmë se sa të përbashkëta kemi si qenie njerëzore...

Faleminderit që na bëni të ëndërrojmë përsëri! Viva L’Arte! ♥ ???? ♥ ?. Faleminderit për praninë e tyre mbrëmë Presidentja e Republikës Greke znj. Katerina Sakellaropoulou dhe Ministrja e Kulturës dhe Sporteve znj. Lina Medoni:

Photo credits: Harris Akriviadis. Faleminderit të gjithë bashkatdhetarëve të mi që ju kisha në publik. ? ♥ ? ♥ ?”, shkruan Jaho në postimin e saj, ku ka publikuar edhe foto nga shfaqja.

Ermonela Jaho ngjitet në skenën greke: Faleminderit Athinës

Ndërkohë mediat greke shkruajnë për Ermonela Jahon se ka lindur në Shqipëri dhe jeton në Nju Jork.

“Ajo është përshkruar nga “Economist” si një “soprano të famshme në botë”. Ermonela është e famshme për interpretimet e saj unike dhe identifikimin e saj me heroinat që ajo luan. Jaho është ngjitur në teatrot më të mëdha lirike në planet, nga Amerika dhe Australia në Evropë dhe Azi. Ndërsa ka bashkëpunuar me solistë, regjisorë dhe dirigjentë të mëdhenj”, shkruajnë mediat greke.

Ermonela Jaho ngjitet në skenën greke: Faleminderit Athinës

Ermonela Jaho ngjitet në skenën greke: Faleminderit Athinës

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore