Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Ermonela Jaho në gjendje jo të mirë shëndetësore, artistja anulon dy koncerte: Dua të shpreh me sinqeritet trishtimin e madh...

Ermonela Jaho në gjendje jo të mirë shëndetësore,

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho gjendet në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Lajmi është konfirmuar nga vetë artistja Jaho e cila e ka komunikuar këtë gjë përmes rrjeteve sociale. Ndër të tjera në njoftimin e saj artistja shqiptare shkruan se anulon edhe dy koncerte në Oviedo dhe Bilbao në Spanjë. Jaho falenderon edhe bashkëpunëtorët për mirëkuptimin dhe publikun për afeksionin. 

'Dua te shpreh me gjithe sinqeritet, nga thellesia e shpirtit, trishtimin e madh qe ndjej tani qe detyrohem te anulloj dy koncertet e mia ne Oviedo dhe Bilbao per arsye te pashmangshme shendetesore. Spanja është një vend për të cilin ndjej një dashuri të madhe dhe më bëri iluzion të veçantë për të qenë në gjendje të transmetoj në një mënyrë kaq të afërt, përmes muzikës, të gjithë afeksionin që ndjej për publikun tuaj, që me këto fjalë ju kërkoj falje dhe vlerësoj shumë ndernë këmbë.

Ne te njejten menyre dua te falenderoj edhe mbeshtetjen qe kam ndjere perballe kesaj situate te veshtire nga keto dy Teatro te medhenj per te cilet ndjej shume respekt. Oviedo Filarmonia, Tetro Arriaga Antzokia. Faleminderit me gjithe zemer dhe shpresoj te kem mundesi te te perqafoj shume shpejt ne Spanje, nje vend ku ndihem si ne shtepine time.'- shkruan ajo në rrjetet sociale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore