Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

EMRI+FOTO/ Shuhet ylli i skenës së cirkut shqiptar, Mjeshtrja e Madhe mbyll përgjithmonë sytë

 

Artistja e madhe Vitore Sallaku është ndarë nga jeta. Sallaku, akrobate, një ndër pionieret e cirkut shqiptar së bashku me bashkëshortin Skënder Sallaku, ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Në ditë si këto, askush nuk u kujtua për “Artisten e Merituar” dhe “Mjeshtren e madhe të punës”, tituj që në fakt i mbajti me devotshmëri, dhe pse shumë shpesh qëndroi nën petkun e të madhit humorist Skënder Sallaku që u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare.

Që në moshën 11 vjeçare ka qenë pjesë e trupës së cirkut duke dhënë kontribut të madh brenda e jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo ishte ndër pedagoget e para të studios së cirkut.

Vitore Sallaku ishte vajza e profesorit Lorenc Rasha, i pushkatuar në kohën e diktaturës nga regjimi komunist. Por për shkak të aftësive, vajzës së dikurshme nuk iu ndërpre karriera, vazhdoi në Bashkimin Sovjetik e Kinë me studimet. Madje, pas pushkatimit të të atit, edhe Skënder Sallakun e pyetën nëse do të ndahej nga Vitorja, dhe ai e kishte refuzuar një gjë të tillë.

Puna e saj e fundit ka qenë një libër biografik për bashkëshortin e saj Skënder Sallaku, ndërkohë që numëron edhe 5 libra të tjerë të botuar mes të cilëve tre janë me poezi.

Vitore Sallaku Rasha mban titullin e lartë Mjeshtre e Madhe. Ka lindur në Tiranë. Përfundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja” dhe ato të larta në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë. Eshtë një nga akrobatet më të spikatura të arenës së cirkut që për më shumë se 35 vjet I dha skenës numra të paarritshme dhe sot, duke ecur krah për krah me vdekjen. Shokoi publikun shqiptar e të huaj duke interpretuar në shumë skena të botës.

E shumëquajtura nga publiku si “Njeriu pa kocka” apo “Artistja që sfidoi kohën” ka kryer specializime të posaçme në trupat e cirkut të Pekinit dhe Bashkimit Sovjetik.

Puna e saj e fundit ka qenë një libër biografik për bashkëshortin e saj Skënder Sallaku, ndërkohë që numëron edhe 5 libra të tjerë të botuar mes të cilëve tre janë me poezi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore