Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Elhaida Dani e ftuar në skenën e “Musicall” të Triestes

Elhaida Dani e ftuar në skenën e “Musicall” të

Të shtunën e 3 korrikut, në Trieste mbahet “MUSICALL”, koncerti që mbledh mjuzikolët dhe kolonat zanore më të mira të të gjitha kohërave, e ku në skenë do të ngjiten te famshmit Giò di Tonno, Vittorio Matteucci dhe Graziano Galatone. Por, së bashku me ta, në skenën magjike do të ngjitet edhe një shqiptare: ajo është Elhaida Dani, këngetarja që po korr një sukses të pazakontë në Itali, nën interpretimin e jashtezakonshem te Esmeraldes në mjuzikolin “Notre Dame De Paris“, e shkruar nga i madhi Riccardo Cocciante.

Këngetarja shqiptare, pasi ka fituar në dy vjet, me shume se 10 konkurse dhe festivale në Shqipëri, Bullgari, Rumani, Maqedoni, dhe Mal të Zi, në 2013 fitoi edicionin e parë të “The voice of Italy”.

Kurse në vitin 2015 përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ku arriti në finale. Zeri i saj i fuqishëm, e aftë për një shtrirje të pabesueshme dhe një ngarkesë të mrekullueshme emocionale, e shpie në Paris ne 2016, për interpretimin e Esmeraldes në versionin francez të Notre Dame De Paris. Me këte rol ajo do të përfaqesohej në shumë vende të botës, e ne e2019 u zgjodh edhe për të kenduar versionin italian.

Mbremja e 3 korrikut do të bashkojë 4 zëra të mrekullueshem, të cilët do të shoqerohen nga 26 elemente të orkestres së madhe simfonike te Italise nen drejtimin e maestro Diego Basso.

Elhaida Dani e ftuar në skenën e “Musicall” të

Elhaida Dani e ftuar në skenën e “Musicall” të

Elhaida Dani e ftuar në skenën e “Musicall” të

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore