Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

E trishtë! Ndahet nga jeta moderatori i njohur, legjendë e televizionit (EMRI+FOTO)

E trishtë! Ndahet nga jeta moderatori i njohur, legjendë e

Jerry Springer, moderatori i njohur, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Springer vdiq paqësisht të enjten në shtëpinë e tij në Çikago, konfirmuan publicistët e tij për BBC News.

Sipas mediave, ylli legjendar i televizionit, u diagnostikua me kancer disa muaj më parë dhe gjendja e tij u përkeqësua papritur këtë javë.

Jerry drejtoi emisionin e suksesshëm "The Jerry Springer Show" për 27 vjet. Përpara se të ishte pjesë e ekranit, ai ishte një politikan që drejtoi një fushatë për Kongresin Amerikan në vitin 1970, u zgjodh në Këshillin Bashkiak të Cincinnatit në vitin 1971 dhe u bë kryebashkiak i qytetit në 1977. Por, Springer u bë një sensacion ndërkombëtar me shfaqjen e tij që debutoi në vitin 1991.

Shfaqja e Jerry-t ishte aq e popullarizuar në fund të viteve '90, madje arriti në krye të Oprah Winfrey-t në disa qytete.
Ai bëri një seri tjetër në televizion, me shfaqjen e tij "Judge Jerry", i cili u shfaq për 3 sezone. Dalja e fundit televizive e Jerry erdhi sezonin e kaluar në "The Masked Singer" ku performoi si "The Beetle", duke kënduar një klasik të Frank Sinatra.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore