Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

E përjashtuan nga festivali i RTSH/ Këngëtari Mentor Haziri: Fituesi i paracaktuar, nuk na duan ne nga Kosova

E përjashtuan nga festivali i RTSH/ Këngëtari Mentor Haziri:

Këngëtari Mentor Haziri është përjashtuar nga festivali dhe kjo ka shkaktuar reagimin e ashpër të tij, duke e akuzuar jurinë e përzgjedhur nga RTSH që ka parapërcaktuar fituesin e këtij koncerti jubilar.

Pikërisht juria në përbërje nga: Ardit Gjebrea, Elton Deda, Marjan Deda, Klodian Qafoku, Zefina Hasani, Arta Marku dhe Redi Treni, ka gjykuar të gjithë aplikuesit, duke nxjerrë verdiktin me 20 këngët më të mira që edhe do të garojnë në edicioni e sivjetshëm të këtij festival, duke përjashtuar këngëtarin Haziri.

Ai ka mbajtur një status në rrjetet sociale dhe sot ishte i ftuar në emisionin "Breaking" në Top News kur ka shpjeguar arsyet se këtij rebelimi.

 "Fituesi është paracaktuar, përflitet se do të jenë Alban Ramosaj ose Ronela Hajati. Ky festival nuk i do kosovarët, ky është një komision turpi. Nuk kam pasur mundësi të komunikoj, për arsye që më kanë denigruar, kanë thënë se më mirë të eliminoj Mentorin e do të na shkaktojnë probleme me performancën, live. Sepse aty e kanë parashikuar fituesin aty. Alban Ramosaj ose Ronela Hajati, njëri nga këto do të shkojë, por i uroj suksese. Por mos të lënë mua të shkoj kjo është për mua e papranueshme dhe një mashtrim. Ndoshta çmimet shiten paraprakisht, por ti nuk mund të marrësh këngëtarët e tjerë dhe ti përdoresh si manekin", tha Haziri në emisionin "Breaking" në Top News.

Statusetne rrjetet sociale

Për të gjithë ata që mendojne se unë po bëj ndasi kombëtare dhe ata që shajnë
Kosova dashurinë ndaj Shqipërisë e ka hakikat e pa hile - jo rastësisht e gjithë shoqëria ime i kanë emrat e qyteteve shqiptare si Berat Saranda Durrsin, Shkodrën etj .. e sidomos unë si femije ku në vitin 1996 përmes plumbave të ushtrisë serbe kam mbrri me realizuar endrrën time për ta parë Shqipërinë e Skënderbeut, Tiranën e Kadarese dhe Shkodrën e Fishtës. Dhe dashurinë time ndaj Shqipërisë jo ky festival po asgja tjetër nuk mundet me ma zbeh, shume gjyshër tanë vdiqën për Shqipërinë dhe ajo është e vulosur, Shqipëria duhet ta don Kosovën me të njëjtën monedhë, sepse dashurinë ndaj saj e kemi pa hile.
Andaj ne shqiptarët nga Kosova meritojmë të përkrahemi më shumë moralisht se sa vetëm për shoë. Shqiperia dhe Kosova edhe po deshën skan ku e çojnë njana tjetrën përndryshe edhe shteti i Kosovës është realitet që nuk duhet sabotuar prandaj ishte dhe thënia ime e cekur aty në fund.

Statusi i dytë

Deklarate lidhur me Festivalin e RTSH së!

Kënga ime e re e shkruar nga unë dhe e orkestruar nga profesionistë të muzikës nga Irlanda nuk pranua ne FEST RTSH pa dhënë asnjë arsye të vetme! Në të kaluarën ma kanë thënë që është festival i ndytë e i zhytun në korrupsion ku kënga shitet me pazare nëpër korridore shumë kohë para - kurrë skam besu, sepse jam rrit duke pa atë Festival me këngëtarë të vjetër e ikona të asaj kohe.

Sot fatkeqësisht e vërtetova këtë të keqe dhe po ashtu vërtetova se ai Festival si don shqiptarët nga Kosova, aty sepse bëjnë konkurrencën. Asnjë nga Kosova nuk është konkurent aty këtë vit, po bash këtu dua të ndërlidhem. Një geje dua të potencoj që Kosovarja Rona Nishliu ja u zbardhi fytyrën në Eurovizion dhe sot performanca dhe kanga e saj KOSOVARE dëgjohet ende nëpër botë dhe është kangë historike e Eurovizionit.

Marre ju qoftë juve - Komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Qafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni - që u frikesuat aq shumë nga një shqiptar i Kosovës sa që nuk ja dhatë mundësinë as të garoj me të theret sepse jeni mësuar me festivale orgjish playbacku gjë që fatkëqesisht unë s'e ebej dot por këndoj live, dhe mos harroni shume shpejt në Kosove bahet Festivali, i cili eperfaqëson Kosoven në Eurosong. Dhe ju do humbni shumë nga artistët kosovarë, të cilet që nga viti 2000 sollen Pop-in Rock - un Hip Hopin Jazz in e Funk un në muzikën e Shqipërisë.

Kjo kange do vijë së shpejti me videoklip dhe e shihni arsyen pse këta nuk e pranuan sepse frikësohen nga e mira nga origjinalja nga muzika e vërtetë prandaj. Turp amatora.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore