
E papritur! Izraeli tërhiqet nga “Eurovision”, zbulon arsyen
Izraeli i ka habitur të gjithë me vendimin e papritur që ka marrë në lidhje me pjesëmarrjen në “Eurovision” këtë vit në Torino të Italisë.
Televizioni publik KAN ka bërë me dije se përfaqësuesi i këtij viti, Michael Ben David, nuk do të shkojë në festivalin e rëndësishëm. Lajm ky që i ka gjetur të papërgatitur si izraelitët ashtu edhe publikun që pëlqente këngën që mban titullin “I.M”.
Por cila është arsyeja pse Izraeli nuk do të konkurrojë në “Eurovision Song Contest 2022”?
Sipas televizionit publik KAN dhe organizatorëve të përgatitjes për “Eurovision”, arsyeja është mungesa e mbrojtjes së sigurisë për artistët.
Punonjësit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit dhe shërbimi i sigurimit janë aktualisht në grevë, ndërsa KAN tha se nuk janë në gjendje të ofrojnë persona për të shoqëruar delegacionin në Torino.
“Ne nuk mund të marrim përgjegjësi për sigurinë e delegacionit pa siguri në emër të shtetit të Izraelit. Deri më tani, për shkak të grevës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, që prek protokollet e sigurisë, delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në Eurovizioniin e Torinos”, thuhet në deklaratën zyrtare të KAN.
Ndërkohë kujtojmë se Michael Ben David me këngën “I.M” do të këndonte i dyti me radhë në natën e dytë gjysmëfinale më 12 maj. Disa nga këngët e Izraelit ndër vite në këtë kompeticion janë kthyer në hite.
View this post on Instagram

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar (Foto)
Historia e plotë >
Ndahet nga jeta aktorja e famshme greke
Historia e plotë >
Pësoi sulm në zemër, ndahet nga jeta aktori i njohur (EMRI)
Historia e plotë >
Arti në zi/ Ndahet nga jeta skulptori i njohur shqiptar (FOTO)
Historia e plotë >


Zyrtare/ Ukraina në luftë, “Eurovision 2023” do të zhvillohet në...
Historia e plotë >
Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur
Historia e plotë >
Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Rrëmbim i inskenuar nga vetë Vis Martinaj apo ngjarje reale? Çfarë po nd...
Historia e plotë >
Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore

Shtrenjtimi i ushqimeve/ Në korrik paguam më shumë për bukën, bulmetin, por dhe frutat e stinës
Aktualitet



Bllokohen dy turistë francezë në kanionin e Langaricës në Përmet
Historia e plotë >
